Haradinaj opozitës: Ju s’jeni në rregull, marre ju koftë

Interpelanca për 53 milionët që Qeveria ia dha kompanisë Bechtel&Enka po vazhdon ende dhe debati sa shkon e po bëhet më i nxehtë. Pas polemikave me VV’në, PSD’në dhe LDK’në Haradinaj u nervozua shumë. Madje ai iu drejtua deputetit të VV’së duke iu thënë se ata nuk janë mirë dhe se janë bërë bashkë me […]
Interpelanca për 53 milionët që Qeveria ia dha kompanisë Bechtel&Enka po vazhdon ende dhe debati sa shkon e po bëhet më i nxehtë.
Pas polemikave me VV’në, PSD’në dhe LDK’në Haradinaj u nervozua shumë.
Madje ai iu drejtua deputetit të VV’së duke iu thënë se ata nuk janë mirë dhe se janë bërë bashkë me LDK ndërsa, sipas tij, LDK’ja është fajtorja kryesore për kontratën me Bechtel&Enka, raporton Periskopi.
“Ju nuk jeni mirë o vlla. Ju jeni ardh ktu, ti Liburn me Albinin, me Albulenen me atë me këtë, me ish-ministrin Lutfi Zharku e Avdullah Hotin dhe po më lypni llogari mua. Cka po doni bre? Spo ju vjen marre? Lypni llogari prej atij që e ka pru gjendjen deri këtu”, u shpreh Haradinaj me nervozizëm.
Pas kësaj, nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK’së, Kujtim Shala, i kërkoj kryeministrit që të flasë në gjuhën parlamentare.
“I kërkoj kryeministrit që të flasë si flasim ne sepse ne kemi një rregullore dhe duhet përdorë gjuhën parlamentare. Në rast se kryeministri sillet kështu unë do ta ndërpres seancën”, u shpreh Shala. /Periskopi












