Haradinaj i nervozuar: Korrupsionin nuk e ka bo Bechteli, po na jemi tu e bo

Debati në interpelancën për 53 milionët që Qeveria e Kosovës ia ka dhënë kompanisë Bechtel Enka, e ka nervozuar jashtëzakonisht shumë kryeministrit Haradinaj. Ai në fjalën e tij ka akuzuar drejtpërdrejtë qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për borxhin e lënë ndaj Bechtel Enkas. I nervozuar Haradinaj ka thënë që tashmë po e pastron ‘llomin’ […]
Ai në fjalën e tij ka akuzuar drejtpërdrejtë qeverisjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës për borxhin e lënë ndaj Bechtel Enkas.
I nervozuar Haradinaj ka thënë që tashmë po e pastron ‘llomin’ që e ka lënë qeverisja e kaluar e Isa Mustafës.
“Për besë korrupsionin nuk e ka bo as Bechteli, po na jem tu e bo.Keni hy në këtë fare teme se mendoni që fitoni vota. Nëse ka një subjekt politik që i ka bo dëm Kosovës në qet borxh është LDK-ja.Jam tu e pastru llomin që e keni lanë në tavolina”, ka thënë Haradinaj./Periskopi/












