Gjergj Dedaj godet Qeverinë: Non sens, ambicie për marketing personal

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i ka quajtur të paarsyeshme kërkesat e partive politike për zgjerimin e ekipit negociator për dialog me Serbinë. “Për tema nacionale të arrihet konsensusi parlamentar! Kërkesat për zgjerimin e ekipit negociator, janë non sens, ambicie për marketing personal dhe partiak, të pa nevojshme dhe komplikim i fazës finale […]
“Për tema nacionale të arrihet konsensusi parlamentar! Kërkesat për zgjerimin e ekipit negociator, janë non sens, ambicie për marketing personal dhe partiak, të pa nevojshme dhe komplikim i fazës finale të dialogut”, ka shkruar Dedaj në profilin e tij në Facebook.
Konsensusi, thotë ai, për tema nacionale dhe epilogun e bisedimeve Kosovë-Serbi, duhet të arrihet në Kuvendin e Kosovës.












