Gjatë festimeve të kroatëve valëviten edhe flamujt shqiptarë (Foto)

Gjatë festimeve të kroatëve valëviten edhe flamujt shqiptarë (Foto)

Kroacia e Zlatko Daliç arriti të kualifikohej mbrëmjen e djeshme ndaj Danimarkës, falë 11-metërshave, ku padyshim heroi ishte “gardiani” kroat, Subasiç. Ai arriti të ndalte 3 penallti të danezëve, duke i dhënë kualifikimin për në gjysmëfinale skuadrës së tij. Pas përfundimit të penalltive, tifozët kroat shpërthyen në festë. Në sektorin e tifozëve kroat nuk munguan […]

Ai arriti të ndalte 3 penallti të danezëve, duke i dhënë kualifikimin për në gjysmëfinale skuadrës së tij.

Pas përfundimit të penalltive, tifozët kroat shpërthyen në festë. Në sektorin e tifozëve kroat nuk munguan as flamujt kuqezi, të cilët u shpalosën me krenari në shkallët e stadiumit.

Fotot gjatë festës së lojtarëve me tifozët kroat, ku janë të shpalosur edhe flamurët shqiptarë, janë duke bërë xhiron e internetit.

Këto pamje nuk janë pritur aspak mirë nga serbët, të cilët pas eliminimit në grupe, po vuajnë sukseset e rivalëve.

 

 

Të fundit
Të ngjashme