Gëzimi i medias serbe pas eliminimit të Zvicrës: Xhaka e Shaqiri në shtëpi

Gëzimi i medias serbe pas eliminimit të Zvicrës: Xhaka e Shaqiri në shtëpi

Pas eliminimit të Zvicrës nga Kampionati Botëror me një gol nga ana e Suedisë, kanë shkruar mediat serbe. Duke iu gëzuar lajmit për humbjen e Zvicrës, mediat serbe nuk kanë lënë pa përmendur edhe futbollistët shqiptarë. Madje, edhe në tituj. Media serbe “B92” ka publikuar lajmin me titull “Forseberg dërgon Xhakën, Shaqirin dhe Zvicrën në […]

Duke iu gëzuar lajmit për humbjen e Zvicrës, mediat serbe nuk kanë lënë pa përmendur edhe futbollistët shqiptarë. Madje, edhe në tituj.

Media serbe “B92” ka publikuar lajmin me titull “Forseberg dërgon Xhakën, Shaqirin dhe Zvicrën në shtëpi”, shkruan Periskopi.

Para pak minutash ka përfunduar ndeshja mes  Zvicrës dhe Suedisë në 1/16 të finales.

Megjithë kualitetin më të lartë të treguar në lojë nga ana e Zvicrës, u desh një gol i vetëm nga Suedia që kjo kombëtare të eliminohet nga Botërori.

Ndryshe, Xhaka e Shaqiri kanë tronditur Serbinë në fazën e grupeve, duke shënuar dy gola kundër kombëtares serbe, e cila u eliminua po në këtë fazë. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme