Gazetari francez që e qëllon gjithnjë: Mbappe në Real Madrid për 272 milionë

Baptiste Ripart, gazetari francez që e kishte konfirmuar rinovimin e kontratës së Atletico Madridit me Antoine Griezmann, ka dhënë një informatë bombastike, transmeton Periskopi. Mbappe – thotë ai – tashmë ka kaluar në Real Madrid për një shumë prej 272 milionë eurosh e cila do të paguhet me katër këste. Zyrtarët e Real Madridit e […]
Baptiste Ripart, gazetari francez që e kishte konfirmuar rinovimin e kontratës së Atletico Madridit me Antoine Griezmann, ka dhënë një informatë bombastike, transmeton Periskopi.
Mbappe – thotë ai – tashmë ka kaluar në Real Madrid për një shumë prej 272 milionë eurosh e cila do të paguhet me katër këste.
Zyrtarët e Real Madridit e kanë mohuar këtë informatë, por jo publikisht siç kishte bërë me rastin e Neymarit.
Dje u njoftua se Cristiano Ronaldo kishte arritur marrëveshje me Juventusin për të kaluar në Torino, dhe ardhja e Mbappes mund të jetë për të zëvendësuar yllin portugez. /Periskopi