Gazetaret e sportit në luftë për audiencë gjatë Kampionatit Botëror

Gazetaret e sportit në luftë për audiencë gjatë Kampionatit Botëror

Prej vitesh, vajzat simpatike të ekranit i janë përkushtuar sportit me emisione të dedikuar diskutimeve për ndeshje dhe futbollistë. Ato kanë arritur të fitojnë zemrat e sportdashësve, disa me sharmin e të tjera me moderimin. Në një botë ku meshkujt shihen si simboli i futbollit dhe të vetmit që arrijnë ta kuptojnë atë, këto vajza […]

Prej vitesh, vajzat simpatike të ekranit i janë përkushtuar sportit me emisione të dedikuar diskutimeve për ndeshje dhe futbollistë. Ato kanë arritur të fitojnë zemrat e sportdashësve, disa me sharmin e të tjera me moderimin.

Në një botë ku meshkujt shihen si simboli i futbollit dhe të vetmit që arrijnë ta kuptojnë atë, këto vajza kanë arritur të tërheqin kryesisht vëmendjen e tyre. Të bukura, me klas apo seksi, prezantueset sportive që po mbajnë audiencën mashkullore të gozhduar para ekranit, po bëjnë konkurrencë kush e kush të fitojë më shumë publik në ekran, apo më shumë ndjekës në rrjetet sociale.

Ish-Miss Shqipëria Hygerta Sako dhe Enkelejda Zeko janë ndër të parat që nuk kanë veshjen apo zhveshjen si armë për të tërhequr vëmendjen. Për të vazhduar me Ilda Bejlerin, Bora Zemanin apo Viola Spiron, të cilat janë më të guximshme sa i takon veshjes apo mënyrës joshëse ë prezantimit. Vilma Masha e Eva Murati moderojnë emisione sportive brenda kornizës së seriozitetit të tyre.

Modelja e ardhur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Lei Kraja dhe Fioralba Ponari në krah të Edi Manushit janë fytyrat e reja, që i shtohen këtij rivaliteti mes vajzave që konkurrojnë në sport, secila me veçantinë e saj. E para tërheq vëmendjen me format dhe e dyta me vetëpërmbajtjen. Tashmë, secila prej prezantueseve të sportit është bërë profesioniste në sport, aq sa mund edhe të parashikojnë rezultate ndeshjesh njësoj si komentatorët sportivë. Secila ka deklaruar hapur futbollistin e preferuar, apo skuadrën e zemrës, kështu që le të presim se cila prej tyre do dalë e fituar nga ky kampionat për Kupën e Botës.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya