Fundi i njerëzimit, foshnjën me tumor nuk e operojnë për shkak të mungesës së parave nga prindërit

Një akt i rëndë po konsumohet prej disa ditësh në ambientet e Spitalit Pediatrik në QSUT, në Tiranë, ndërsa mjekët akuzohen se nuk i kanë ofruar ilaçet dhe prej dy ditësh nuk i ndërrojnë fashon një foshnjeje, vetëm pse prindërit nuk kanë mundësi financiare. Denoncimin për aktin kriminal e bëri dje një studente mjekësie në […]
Denoncimin për aktin kriminal e bëri dje një studente mjekësie në Tiranë, e cila iu drejtua për ndihmë z.Koço Kokëdhima, kryetar i partisë ZGJIDHJA dhe botues i gazetës ‘Shekulli”, për ta bërë sa më mediatike këtë sjellje çnjerëzore ndaj një foshnjeje që rrezikon jetën. Fëmija vetëm 16 muajsh ka 5 ditë aty dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mëse 10 muaj më parë, pasi u dignostikua me tumor, fëmija iu nënshtrua një operacioni për heqjen e syrit të majtë, kurim i ofruar falas nga Spitali Amerikan. Por tani metastazat janë shpërndarë në të gjithë fytyrën e fëmijës duke i rrezikuar jetën. Ndaj mjekët kanë sugjeruar nisjen e një kimioterapie urgjente për të ndalur përparimin e sëmundjes.














