Fotografi e rrallë: Kur Ibrahim Rugova i gëzohej flamurit amerikan në Dragodan

Pak kujt mund t’i ketë shkuar në mendje se me këtë ceremoni modeste që shihet në këtë fotografi, me diplomatin Michael McClellan, dhe me liderin, po i paraprihej vendosjes së pranisë permanente amerikane në Kosovë. Në vitin 1996, SHBA’ja kishte hapur Zyrën e saj informative në Kosovë, me lejen e Beogradit, por këtij akti i ishin gëzuar […]
Në vitin 1996, SHBA’ja kishte hapur Zyrën e saj informative në Kosovë, me lejen e Beogradit, por këtij akti i ishin gëzuar shumë kosovarët, e më së shumti lideri i asaj kohe, Ibrahim Rugova, i cili qysh atëbotë fliste për miqësinë speciale Kosovë-SHBA, duke mos i ndalur thirrjet që Amerika të ndërhyjë për ta shpëtuar Kosovën nga forcat serbe të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Fotografia është shkrepur nga fotoreporteri i njohur, Ridvan Slivova.













