Fillojnë fërkimet, mbrojtësi suedez provokon Xhakën e Shaqirin duke e bërë shqiponjën (Foto)

Nesër do të luhet ndeshje ndërmjet Suedisë dhe Zvicres, derisa tashmë kanë filluar tensionet para këtij takimi Mbrojtësi suedez, Pontus Jansson ka bërë shqiponjën në prag të ndeshjes me Zvicren, derisa pas këtij veprimi ka reaguar Granit Xhaka, i cili së bashku me Xherdan Shaqirin u dënuan me nga 10 mijë franga pasi festuan me […]
Mbrojtësi suedez, Pontus Jansson ka bërë shqiponjën në prag të ndeshjes me Zvicren, derisa pas këtij veprimi ka reaguar Granit Xhaka, i cili së bashku me Xherdan Shaqirin u dënuan me nga 10 mijë franga pasi festuan me shqiponjë, shkruan Periskopi.
E për këtë veprim ka folur mbrojtësi tjetër i Suedisë Mikale Lusitg, i cili e ka pranuar që do ta provokojnë Xhakën në mënyrë që ta detyrojnë atë që të merr karton të kuq.
“Nëse ju e keni parë atë[Xhakën] në Premier League, ai është përjashtuar shumë herë. Kjo është vetëm një mënyrë për ta detyruar atë që të ndëshkohet me karton të kuq,” ka thënë Lustig.
Por, Xhaka është i vetdijshëm tani dhe nuk pritet që të shohim ndonjë festim me shqiponjë.
“Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës.” ka thënë Xhaka. /Periskopi/
Pontus Jansson did the double-headed eagle gesture during training that Xherdan Shaqiri, Stefan Lichtsteiner and Granit Xhaka did against Serbia! pic.twitter.com/aRHQPdJ9M5
— ?? (@SwedeStats) July 2, 2018