Faqja zyrtare e ligës më të fortë në botë mburret me belgun Januzaj (Foto)

La Liga, argumentueshëm më e forta në botë nëse marrim parasysh sukseset e tri ekipeve kryesore të saj, Real Madridit, Barcelonës dhe Atletico Madridit, e ka përditësuar së fundi fotografinë e saj të ballinës, shkruan Periskopi. Dhe, në atë ballinë i ka vendosur pesë futbollistë që ende nuk janë eliminuar nga Kupa e Botës “Russia […]
La Liga, argumentueshëm më e forta në botë nëse marrim parasysh sukseset e tri ekipeve kryesore të saj, Real Madridit, Barcelonës dhe Atletico Madridit, e ka përditësuar së fundi fotografinë e saj të ballinës, shkruan Periskopi.
Dhe, në atë ballinë i ka vendosur pesë futbollistë që ende nuk janë eliminuar nga Kupa e Botës “Russia 2018” me ekipet e tyre kombëtare.
Në atë fotografi, në mes është ylli i Francës Antoione Griezmann, pastaj janë edhe Luka Modriq, Denis Cheryshev, Luis Suarez dhe Adnan Januzaj i Belgjikës.
Januzaj me golin e tij ndaj Anglisë, i siguroi belgëve një kundërshtar më të lehtë, pasi do të përballen me Japoninë duke e shmangur Kolumbinë. /Periskopi