‘Kurdisje’ në Botëror? Fabregas ia dhuroi një natë të paharrueshme bastexhinjve (Foto)

Nuk u grumbullua nga Spanja në këtë Botëror, por Cesc Fabregas ka qenë një ndjekës i rregullt i Botërorit të Rusisë. Sonte, teksa luhej ndeshja Belgjikë-Japoni, mesfushori i Chelseat ka postuar në Twitter, një status teksa ndeshja ishte 0-2, në fitoren e japonezëve. “Tani është koha për të vendosur 5 paund për fitoren e Belgjikës […]
Sonte, teksa luhej ndeshja Belgjikë-Japoni, mesfushori i Chelseat ka postuar në Twitter, një status teksa ndeshja ishte 0-2, në fitoren e japonezëve.

“Tani është koha për të vendosur 5 paund për fitoren e Belgjikës që të fitoni” – shkruante Fabregas. Më pas, kur Belgjika përmbysi rezultatin, ai reagoi sërish: “Kush i vuri 5 paund në skedinë?”.

Të shumtë ishin ndjekësit që i dërguan me foto, skedinat ku ata e kishin dëgjuar spanjollin, i cili i kishte bërë me para tifozët.


