Dramë e vertetë në penallti: Kroacia në çerekfinale falë portierit që priti tri penallti (Video)

Kroacia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës pasi fitoi 3-2 në penallti, ndeshja pas 120 minutave përfundoi 1-1 Ndeshja nisi në mënyrë fantastike duke u shënuar dy gola në katër minutat e para, por pas kësaj më nuk pati asnjë rast ideal gjatë 90 minutave, shkruan Periskopi. Jorgensen shënoi në miuntën e parë, […]
Ndeshja nisi në mënyrë fantastike duke u shënuar dy gola në katër minutat e para, por pas kësaj më nuk pati asnjë rast ideal gjatë 90 minutave, shkruan Periskopi.
Jorgensen shënoi në miuntën e parë, ndërsa Mandzukic barazoi në minutën e katërt.
Në vazhdime Kroacia pati mundësinë që fitonte takimin, por Luka Modric dështoi nga pika e bardhë në minutën e 116-të.
Në penallti më të sukseseshëm u treguan kroatët që fituan me rezultat 3:2, me Subasic që priti tri penallti, ndërsa Schmeichel priti vetëm dy për Danimarkën.
Kroacia në çerekfinale do të takohet me Rusinë. /Periskopi/
