‘Dora e Zotit’: Messin e tradhtuan shokët e skuadrës (Foto)

Diego Maradona i ka dalur në krah Lionel Messit pas eliminimit të Argjentinës Argjentina u eliminua nga Franca, derisa nuk tregoi formë të lartë në Botërorin që po mbahet në Rusi, shkruan Periskopi. ‘Pleshti’ shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime në ‘Rusi 2018’, derisa Maradona tani ka thënë që ai ka dhënë gjithçka për […]
Argjentina u eliminua nga Franca, derisa nuk tregoi formë të lartë në Botërorin që po mbahet në Rusi, shkruan Periskopi.
‘Pleshti’ shënoi një gol dhe dhuroi dy asistime në ‘Rusi 2018’, derisa Maradona tani ka thënë që ai ka dhënë gjithçka për kombëtaren.
“Messin e kam parë të vetëm. E lanë të luanin edhe si nëntëshe fals por askush nuk e shërbeu në zonë dhe u detyrua të rikthehet sërish për ta marrë topin,” ka thënë ‘Dora e Zotit’.
“Ka bërë asistim ka tentuar golin dhe ka dhënë gjithçka nga vetja.
“Me përjashtim të Messit, nëse e heqim atë nga Kombëtarja atëherë jemi një ekip modest,”. /Periskopi/
