Dëshpëron keq Belgjika kundër Japonisë – Januzaj mund të futet në lojë në Pjesën e Dytë

Dëshpëron keq Belgjika kundër Japonisë – Januzaj mund të futet në lojë në Pjesën e Dytë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Japoni me rezultat të pandryshuar nga fillimi, 0 me 0. Japonia ishte mjaft kërcënuese me kundërzbritjet e saj, ndërkohë që nuk pamë atë që pritnim nga kombëtarja belge. Veçanërisht dëshpëroi Dries Mertens, i cili nuk ia doli të krijonte asnjë rast shënimi. As Hazard nuk u […]

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Belgjikë – Japoni me rezultat të pandryshuar nga fillimi, 0 me 0.

Japonia ishte mjaft kërcënuese me kundërzbritjet e saj, ndërkohë që nuk pamë atë që pritnim nga kombëtarja belge. Veçanërisht dëshpëroi Dries Mertens, i cili nuk ia doli të krijonte asnjë rast shënimi. As Hazard nuk u paraqit aq mirë, ndërkohë që lojtari i vetëm që shkaktonte telashe ishte Romelu Lukaku.

Për shkak të performancës së mirë ndaj Anglisë, dhe për shkak të lojës së dobët nga Mertens, mund të ndodh që në pjesën e dytë futbollisti i Real Sociedad, Adnan Januzaj të inkuadrohet në lojë.

Lojtari mëi mirë i Japonisë në anën tjetër është Shinji Kagawa.

Të fundit
Të ngjashme