Deputeti që ishte kundër demarkacionit sulmon rëndë Nanon: “Skajshëm neveritëse!” (Foto)

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me reagimin e Mustafa Nanos për festimin e Shaqirit dhe Xhakës duke e bërë shqiponjën me duar pas golave që i shënuan kundër Serbisë. Sherifi e quan reagimin e Nanos si ‘plagjiaturë’ të propagandës serbe, dhe kësisoj […]
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook në lidhje me reagimin e Mustafa Nanos për festimin e Shaqirit dhe Xhakës duke e bërë shqiponjën me duar pas golave që i shënuan kundër Serbisë.
Sherifi e quan reagimin e Nanos si ‘plagjiaturë’ të propagandës serbe, dhe kësisoj ‘skajshëm neveritëse’, shkruan Periskopi.
Deputeti që dikur ishte kundër marrëveshjes për Demarkacionin e më vonë votoi për ta ratifikuar atë, ka dhënë edhe informacione të cilat nuk kanë qarkulluar në asnjë medium tjetër. Sherifi ka thënë që Vuçiq iu ka premtuar 10 milionë euro futbollistëve serbë në rast se do të fitonin kundër ekipit të Zvicrës.
Nuk dihet se kah i mori këto informacione deputeti i Nismës Socialdemokrate./Periskopi














