Deputeti i LDK-së thotë se partia e tij duhet ta lë Kuvendin

Deputeti i LDK-së thotë se partia e tij duhet ta lë Kuvendin

Duke marrë për bazë se tryezat e partive politike nuk po prodhojnë zgjidhje dhe datë të mundshme për zgjedhje të parakohshme, atëherë deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi i ka propozuar partisë që ta lëshojë Kuvendin nëse mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë nuk hidhet në rend të ditës. “Qeverisë për të qenë ligjore dhe e fuqishme, […]

“Qeverisë për të qenë ligjore dhe e fuqishme, me besueshmëri, i nevojiten ti ketë 61 deputetë, nga 120 deputet sa ka parlamenti. Sipas prezantimeve politike Qeveria aktuale ka shumë më pak numra sesa i nevojiten për të shtyrë procese të thjeshta dhe të mëdha”, ka shkruar deputeti Kelmendi.

Ai ka thënë se, duke e parë se tryezat nuk po e nxjerrin rezultate dhe as afat për zgjedhje të parakohshme, mbeten vetëm dy mënyra të zgjedhjes së kësaj çështjeje.

“Mocioni, mosbesimi të cilin mund ta ngrisë opozita çdo herë kur edhe opozita i ka numrat e nevojshëm; Kur Presidenti verën se pozita nuk i ka numrat dhe në këtë rast inkurajon qeverinë të kërkoj vet mocionin e mirëbesimit”, ka vlerësuar ai.

Deputeti Kelmendi ka thënë se “opozita tashmë e ka të qartë se nuk e ka paanshmërinë e presidentit i cili inicion ngritjen e mocionit nga vetë Qeveria”.

“Nga ky realitet shohim se kemi një qeveri vetqëndruese e cila po përdorë fuqinë politike të forcës dhe mosiniciativën e presidentit. Andaj nga kjo situatë rrjedhimisht partitë opozitare obligohen të veprojnë. Partitë opozitare, në këtë rast, së pari LDK-ja duhet të paraqesë platformën e mosprezencës në parlament deri ne momentin që pozita e vendos në rend të ditës mocionin e mosbesimit apo besimit qeverisës”, ka shkruar tutje Kelmendi në reagimin e tij.

Sipas tij, dalja nga Parlamenti me këtë synim nuk paraqet rrezik, por vetëm vendosmëri politike dhe mesazh të qartë.

“Dalja nga Parlamenti me këtë synim nuk paraqet dëm për asgjë, por veçse paraqet vendosmëri politike me mesazh të qartë se nuk duhet të mbështetet Qeveria e cila nuk e ka plotëfuqishmërinë e nxjerrjes së ligjeve dhe vendimeve”, ka shkruan Kelmendi.

“Pas vendosjes se mocionit në votim atëherë opozita, me theks të veçant LDK-ja, do duhej të kthehej në parlament”, ka përfunduar ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?