Delph rikthehet në Kombëtaren e Anglisë

Pasi humbi ballafaqimin për ndeshjen kundër Kolumbisë, futbollisti i Manchester Cityt është ribashkuar me Anglinë në Rusi. Fabian Delph ka ateruar sot në Moskë për t’u ribashkuar me Kombëtaren angleze, pasi që u kthye në Angli për shkak të lindjes se fëmijës se tretë te tij. Mesfushori i Manchester City është rikthyer në shtëpi nga […]
Pasi humbi ballafaqimin për ndeshjen kundër Kolumbisë, futbollisti i Manchester Cityt është ribashkuar me Anglinë në Rusi.
Fabian Delph ka ateruar sot në Moskë për t’u ribashkuar me Kombëtaren angleze, pasi që u kthye në Angli për shkak të lindjes se fëmijës se tretë te tij.
Mesfushori i Manchester City është rikthyer në shtëpi nga Rusia menjëherë pas humbjes 1-0 kundër Belgjikës në Grupin G pasi që gruaja e tij Natalie do të lindte, që do të thoshte se ai do ta humbiste ndeshjen e së martës kundër Kolumbisë në 1/8’ën e finales.
Anglia do të përballet me Suedinë në çerekfinale të cilën anglezët e fituan me penallti, ku Eric Dier do të shënonte penalltinë e fundit për Anglinë në Moskë.
“Sapo provova 24 orët e mija më të lumtura. Duke shikuar vëllëzerit e mij duke kaluar një ndeshje tepër të vështirë mentalisht dhe fizikisht, çdo top të goditur kam ndier emocione si për lojtarët, stafin dhe tifozët”, ka shkruar ai.
“Në 07:52, unë dhe gruaja e ime bashkë me dy vajzat e mrekullueshme kemi pritur një vajzë të tretë që ka ardhur në jetë. Nuk kam fjalë për të përshkruar lumturinë dhe kënaqësinë që e ndjej…tani do të kthehem në Rusi”.