Çfarë zbuloi ekspertiza për vdekjen e shoferit të Xhafaj

Del ekspertiza lidhur me vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i vdekur me plumb në kokë, paraditen e kësaj të shtune, brenda në makinë në ambientet e Gardës së Republikës. Nga verifikimet e kryera, rezulton se nëse direkt pas të shtënës 31-vjeçari Shkëlzen Qordja do ishte dërguar në […]
Del ekspertiza lidhur me vdekjen e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili u gjet i vdekur me plumb në kokë, paraditen e kësaj të shtune, brenda në makinë në ambientet e Gardës së Republikës.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se nëse direkt pas të shtënës 31-vjeçari Shkëlzen Qordja do ishte dërguar në spital, ai mund të mbijetonte, për shkak se ka rezultuar se për disa minuta pas goditjes ai ka qenë në jetë.
Po ashtu ekspertiza mjeko-ligjore ka dalë në konkluzionin se i riu ka humbur jetën, për shkak të dëmtimit të marrë nga një plumb në kokë.
Sakaq automatiku MP5, i cili u gjet pranë trupit të pajetë dhe me të cilin mendohet si i ka dhënë fund jetës gardisti, është dërguar për ekspertizë, për të zbuluar nëse ka prani të gjurmëve të tjera gishtash, përveç të Shkëlzenit.
Ndërkohë automatiku që mbante i riu, rezulton se u lejohet gardistëve në makinë, por jo në rrugë, pasi aty kanë të drejtë vetëm për të mbajtur pistoletën.
Trupi i pajetë i Shkëlzen Qordjas u përcoll në banesën e fundit mesditën e së dielës, duke marrë me vete edhe atë që ka ndodhur në të vërtetë me të, ku zyrtarisht Policia dhe Prokuroria flasin për vetëvrasje. /a.y/noa.al












