Brnabiq: Nuk duam më luftë me Kosovën

Brnabiq: Nuk duam më luftë me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq i deklaroi gazetës së Beogradit “V. Novosti” se nuk ka një afat për arritjen e marrëveshjes me kompromis me shqiptarët e Kosovës, e as për nënshkrimin e marrëveshjes juridikisht të detyrueshme. Ajo po ashtu ka thënë se nuk e di nëse kjo është faza finale e negociatave midis Beogradit e […]

Ajo po ashtu ka thënë se nuk e di nëse kjo është faza finale e negociatave midis Beogradit e Prishtinës, por ka shtuar se “punë e politikës së përgjegjshme është të gjejë kompromis që të gjitha gjeneratave që vijnë u garanton siguri e stabilitet”.

“Nuk duam më luftë” është shprehur ajo.

Pasi ka thënë se dialogu midis Beogradit e Prishtinës po zhvillohet nën përkujdesjen e BE-së, kurse qëllim strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE, Bërnabiq ka shtuar se “nuk shoh arsye pse duhet dikush tjetër të përfshihet në të”.

“Por, nëse përfshihet SHBA, gjë që po kërkon Prishtina, atëherë gjithsesi në tryezë duhet të jenë edhe ato fuqi të mëdha që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe që mbrojnë të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare, siç janë Rusia ose Kina”

E pyetur nëse mund ta marrë me mend situatën në të cilën populli hedh poshtë marrëveshjen juridikisht të detyrueshme me Prishtinën, Bërnabiq tha se kjo mund të ndodhë në çdo kohë, por mendon se populli duhet të marrë përgjegjësinë për të ardhmen e vet dhe për të ardhmen e fëmijëve të vet./koha.net/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?