Breshëri shkaktoi rreth 5 milionë euro dëme në Rahovec (Foto)

Breshëri shkaktoi rreth 5 milionë euro dëme në Rahovec (Foto)

Komisioni për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në bujqësi nga breshëri dhe reshjet e shiut në Komunën e Rahovecit ka publikuar sot raportin e vlerësimeve të dëmeve në toka bujqësore. Sipas vlerësimeve të këtij Komisioni, shiu dhe breshëri ka dëmtuar 1 mijë e 424 hektarë tokë bujqësore në vlerë prej mbi 4 milionë e 800 […]

Sipas vlerësimeve të këtij Komisioni, shiu dhe breshëri ka dëmtuar 1 mijë e 424 hektarë tokë bujqësore në vlerë prej mbi 4 milionë e 800 mijë euro.

Dëmet janë regjistruar në sektorët perimekulturë, lavërtari, vreshtari dhe pemëtari.

Sipas vlerësimit të Komisionit, sipërfaqet e tokave bujqësore të atakuara nga breshëri janë mbi 2280 hektarë dhe ka përfshirë këto zona: Sapniq, Potoqan i Ulët, Bellacërkë, Xërxë, Gexhë, një pjesë e Radostës, Bërnjak, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël dhe Brestoc.

Sipas raportit, dëmet më të mëdha nga breshëri janë shkaktuar në zonat kadastrale, si Sopniqi, Potoqan i Ulët dhe Gexhë, atë të Bellacerkës dhe Bërnjakës, duke u shpërndarë përreth me një shkallë më të ulët, përqindja e dëmit të shkaktuar në këto zona ka qenë deri në 100% në disa kultura bujqësore.

Përveç dëmeve nga breshëri, reshjet e shiut të cilat kanë vazhduar për disa ditë me radhë kanë ndikuar që përrenjtë e fshatrave të dalin nga shtrati i tyre dhe si rezultat i kësaj janë përmbytur shumë toka bujqësore.

Pasi që Komuna e Rahovecit njihet për kultivimin e rrushit, në këtë raport bëhet e ditur se vlera  e dëmeve që i është shkaktuar vreshtarisë është mbi 1 milion euro. Në sektorin e lavërtarisë ndër dëmet më të mëdha janë krijuar në dy kulturat kryesore në grurë dhe misër.

Drejtori i Bujqësisë në Rahovec, Berat Duraku ka bërë të ditur për Kallxo.com, se të njëjtin raport të vlerësimit ia kanë dhënë sot edhe kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë vizitës që bëri sot në këtë komunë.

Ndërkohë, Haradinaj u premtoi fermerëve të Rahovecit se do t`i përshpejtojë dhënien e subvencioneve për fermerët, të cilët janë dëmtuar së fundmi nga breshëri.

“Bujqit dhe vreshtarët e fshatrave të goditura nga breshëri i sigurova se nuk do të lihen të vetëm në përballimin e kostos së këtyre dëmeve”, ka shkruar kryeministri në Facebook.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?