Brazili po dominon, Meksika po lutet për vazhdime (Foto)

Brazili po luan me Meksikën në ‘Cosmos Arena’ dhe rezultati pas pjesës së parë është 0:0 Kombëtarja e udhëhequr nga Tite dominoi ndeshjen në pjesën e parë dhe kishte raste të mira për shënim, por golin ia mohoi portieri meksikan Ochoa, shkruan Periskopi. Neymar kishte rastin më të mirë në pjesën e parë ku në […]
Kombëtarja e udhëhequr nga Tite dominoi ndeshjen në pjesën e parë dhe kishte raste të mira për shënim, por golin ia mohoi portieri meksikan Ochoa, shkruan Periskopi.

Neymar kishte rastin më të mirë në pjesën e parë ku në minutën e 25-të pas një solo aksioni nuk arriti që të shënonte.
Edhe Gabriel Jesus e Coutinho rrezikuan portën e Meksikës, por pa sukses.
Në anën tjetër Meksika po tenton me anë të kundësulmeve, por në 45 minutat e para nuk pati ndonjë rast për të veçuar dhe synimi i tyre si duket është që ta dërgojnë ndeshjen në vazhdime./Periskopi/
