Botërori plotë befasi, Rusia e dërgon në shtëpi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive (Video)

Botërori plotë befasi, Rusia e dërgon në shtëpi Spanjën pas ekzekutimit të penalltive (Video)

Rusia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Spanjën vetëm pas ekzekutimit të penalltive Spanja nuk tregoi asgjë në ndeshjen me Rusinë dhe kështu eliminohet nga Kupa e Botës, më herët se që pritej, shkruan Periskopi. Rusia fitoi në penallti 4:3, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1:1, edhe pas vazhdimeve rezultati nuk […]

Spanja nuk tregoi asgjë në ndeshjen me Rusinë dhe kështu eliminohet nga Kupa e Botës, më herët se që pritej, shkruan Periskopi.

Rusia fitoi në penallti 4:3, ndërsa koha e rregullt përfundoi 1:1, edhe pas vazhdimeve rezultati nuk ndryshoi.

Spanja kaloi në epërsi me autoglion e Ignashevich në minutën e 12-të, ndërsa Artem Dzyuba barazoi në 1:1 në minutën e 41-të pas një penallti të realizuar në mënyrë të shkëlqyer.

Heroi i rusëve ishte portieri Akinfeev, i cili priti penalltitë e Kokes dhe Aspasit.

Rusia në çerekfinale do të takohet me fituesin e ndeshjes Kroaci-Danimark. /Periskopi/


Të fundit
Të ngjashme