Belgjika bëri rikthimin më të madh në një Kampionat Botëror që nga viti 1966 (Foto)

Që nga rikthimi i Portugalisë në vitin 1966 kundër Koresë së Veriut nuk ka pasur asnjë skuadër që ka arritur të rikthehet nga deficiti prej dy golave për të fituar një ndeshje gjatë 90 minutave në fazën e eliminimit direkt në një Kupë Bote Belgjika sonte bëri një rikthim të paparë në 52 vitet e […]
Belgjika sonte bëri një rikthim të paparë në 52 vitet e fundit në një Kampionat Botëror në ndeshjen kundër Japonisë ku fitoi me rezultat 3:2 edhe pse ishin duke humbur 0:2, shkruan Periskopi.
Nacer Chadli shënoi golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes kundër Japonisë dhe Belgjika siguroi çerekfinalen e Kupës së Botës.
Një rikthim të tillë e kishte bërë Portugalia në Botërorin e vitit 1966, kur e kishte mposhtur Korenë e Veriut me rezultat 5:3 në çerekfinale. /Periskopi/
1966 – Belgium are the first team to come from 2+ goals down to win a World Cup knockout round match within 90 minutes since Portugal beat DPR Korea 5-3 in the 1966 quarter-final. Eusebio. #BEL #WorldCup pic.twitter.com/JcyWzi6l8F
— OptaJoe (@OptaJoe) July 2, 2018