Autobusi me udhëtarë nga Kosova aksidentohet në Shqipëri (FOTO)

Një autobus është aksidentuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi dhe video-incizim, aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite. Qytetari ka thënë se autobusi është nga Kosova. Në pamjet, që mund t’i gjeni më poshtë, shihet se autobusi është i kompanisë “Arditi”. Nuk dihet nëse ka […]
Një autobus është aksidentuar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar fotografi dhe video-incizim, aksidenti ka ndodhur të enjten pasdite.
Qytetari ka thënë se autobusi është nga Kosova.
Në pamjet, që mund t’i gjeni më poshtë, shihet se autobusi është i kompanisë “Arditi”.
Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident, ndonëse autobusi është goxha i dëmtuar në pjesën e përparmë.













