Anglia fiton dramën e penalltive dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Botës (Video)

Anglia fiton dramën e penalltive dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Botës (Video)

Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kupë së Botës pasi mposhti Kolumbinë vetëm pas penalltive 4-3, ndeshja pas 120 minutave përfundoi 1-1 Harry Kane kaloi anglezët në epërsi në minutën e 57-të duke shënuar nga pika e bardhë, shkruan Periskopi. Yerrey Mina në minutën e 92-të barazoi rezultatin në 1-1 dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime, […]

Harry Kane kaloi anglezët në epërsi në minutën e 57-të duke shënuar nga pika e bardhë, shkruan Periskopi.

Yerrey Mina në minutën e 92-të barazoi rezultatin në 1-1 dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime, aty ku nuk pati asgjë dhe fituesi u desh të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive.

Në penallti me të saktë u treguan anglezët duke fituar me rezultat 4-3.

Heroi i anglezëve ishte Jordan Pickford që priti penalltinë e Carlos Bacca.

Në çerekfinale ‘Tre Luanët’ takohen me Suedinë, e cila më herët eliminoi Zvicren. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme