Ambasada e Kosovës në Slloveni jep informacione zyrtare për aksidentin ku vdiq Tahir Palushi

Ambasada e Kosovës në Slloveni jep informacione zyrtare për aksidentin ku vdiq Tahir Palushi

Ambasada e Kosovës në Lubjanë ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Tahir Palushit gjatë aksidentit të mbrëmshëm në Slloveni sa ishte duke u kthyer për pushime në Kosovë. Petrit Hajdari, kunsull i Kosovës në Slloveni ka deklaruar se ambasada është njoftuar mbrëmë për rastin ku një kosovar ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime […]

Petrit Hajdari, kunsull i Kosovës në Slloveni ka deklaruar se ambasada është njoftuar mbrëmë për rastin ku një kosovar ka vdekur dhe një tjetër ka pësuar lëndime të rënda. Sipas Hajdarit dy kosovarët ishin duke u kthyer për pushime në vendlindje.

“Ambasada e Republikës së Kosovës, ka marrë informacione se mbrëmë në këtë fatkeqësi komunikacioni një person ka humbur jetën, ndërsa bashkudhëtari tjetër ka pësuar lëndime të rënda, i cili është transferuar në spitalin më të afërt për trajtim. Të aksidentuarit, shtetas nga Kosova, po ktheheshin për pushime në vendlindje”, ka deklaruar Hajdari për Insajderin.

Po ashtu më tej ai ka thënë se aksidenti ka ndodhur derisa dy kosovarët po e rregullonin gomën e veturës së tyre, ndërsa ishin goditur nga një kamion me regjistrim kroat.

“Sipas informatave, fatkeqësia ka ndodhur në momentin deri sa ata po e rregullonin gomën e automjetit të tyre, në shiritin ndihmës të autostradës, afër vendit të quajtur Grmolje/Slloveni. Sipas informatave, me këtë rast ata i ka goditur një kamion me regjistrim kroat, i cili po lëvizte në të njëjtin drejtim”, ka deklaruar ai.

Më tej konsulli ka thënë se Ambasada e Kosovës në Lubjanë po e përcjell rastin dhe ka kontaktuar me familjarët e viktimave.

“Ambasada e Republikës së Kosovës, po e përcjell gjendjen dhe ka kontaktuar me familjaret e të aksidentuarve, për t’u ofruar çdo lloj ndihme që ata do të kenë nevojë. Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, ndjen keqardhje për rastin dhe i shprehë ngushëllime familjes së të ndjerit, ndërsa të lënduarit shërim sa më të shpejtë”, ka deklaruar Hajdari.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?