Aliu: Duhet të kërkohet llogari për 53 milionëshin e Bechtelit

Aliu: Duhet të kërkohet llogari për 53 milionëshin e Bechtelit

“53 milionë euro kanë dal si rezultat i një marrëveshje, e cila nuk e ka bazën te puna konkrete e kryer dhe për këtë punë unë mendoj se duhet të kërkohet llogari”. Kështu tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë paraqitjes së arsyeve për thirrjen në seancë plenare kryeministrin Haradinaj për pagesën e 53 milionë eurove […]

Kështu tha deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje gjatë paraqitjes së arsyeve për thirrjen në seancë plenare kryeministrin Haradinaj për pagesën e 53 milionë eurove shtesë për kompaninë Bechtel & Enka në Kontratën për ndërtimin e Autostradës R6, “Arbën Xhaferi” Prishtinë-Hani i Elezit.

“Ky 53 milionësh duhet të sqarohet në tërësi, pse jepen para për pajisje kur ajo është përgjegjësi e kontraktorit për ndërprerjet është prap çështje e kontraktorit”.

“Gjendjen që po e shohim sot po e shohim se nuk do të kryhet kontrata deri në 31 dhjetor 2018. A do ta penalizojmë pastaj kompaninë Bechtel & Enka. Ky 53 milionësh quhet si penalizmi i qeverisë së Kosovës. Na sillni dokumente se si është penalizu, qysh është penalizu. Për mua s’është penalizim i Republikës së Kosovës për punën në pagesë por, është dhënë në mënyrë të parregullt”, tha ai.

Aliu tha se është shqetësues edhe raporti i ministrit Pal Lekaj në komisionin për zhvillim ekonomik lidhur me dhënien e 53 milionë euro, kompanisë Bechtel & Enka.

Sa i përket nënshkrimit të kontratës nga Qeveria e Hashim Thacit në vitin 2014 për ndërtimin e kësaj autostrade, Aliu tha se ekzekutivi ka qenë i papërgjegjshëm.

“Kur u nënshkrua kjo kontratë me 600 milionë euro, buxheti të paraparë buxhet 600 milionë euro, por vetëm për vitet 2014-2016, ishin 285 milionë euro. Qeveria ka qenë e papërgjegjshme atëherë kur e ka nënshkruar kjo kontratë, sepse ka ndarë aq pak buxhet që nuk mund të mbulohet deri në përfundim të kësaj kontrate”, shtoi ai

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?