Alexis Sanchez zbulon arsyen kryesore pse dëshiron që Belgjika ta fitojë Kupën e Botës (Foto)

Alexis Sanchez nuk është pjesë e Botërorit me Kilin e tij dhe tani preferon që Belgjika të triumfojë në ‘Rusi 2018’ Ylli kilian dëshiron që Belgjika ta fitojë Kampionatin Botëror pasi aty luan shoku i tij i ngushtë, Romelu Lukaku, shkruan Periskopi. Sanchez që nga transferimi i tij te Manchester United më së shumti është […]
Ylli kilian dëshiron që Belgjika ta fitojë Kampionatin Botëror pasi aty luan shoku i tij i ngushtë, Romelu Lukaku, shkruan Periskopi.
Sanchez që nga transferimi i tij te Manchester United më së shumti është shoqëruar me Lukakun.
“Unë dua që Blegjika ta fitojë Kupën e Botës pasi aty luan shoku im Lukaku,” ka thënë 29-vjeçari për ‘Fox Sports’.
“Ne jemi shokë të ngushtë, ne gjithmon flasim dhe shpesh dalim për darkë në Angli. Ne kemi një miqësi të shkëlqyer,”.
Lukaku deri tani ka shënuar 4 gola në ‘Rusi 2018’. /Periskopi/
