Abuzimi i çuditshëm racist që kishte bërë Granit Xhaka në Angli

Mesfushori i Arsenalit që po luan aktualisht me Kombëtaren e Zvicrës në Botërorin “Russia 2018” njihet për goditjet e tij të forta dhe për pasimet e sakta nga afërsia. Në ndeshjen përballë Serbisë ai festoi duke bërë shqiponjën me duar edhe pse e kishte refuzuar Shqipërinë e më pas edhe Kosovën për ta përfaqësuar Zvicrën, […]
Mesfushori i Arsenalit që po luan aktualisht me Kombëtaren e Zvicrës në Botërorin “Russia 2018” njihet për goditjet e tij të forta dhe për pasimet e sakta nga afërsia.
Në ndeshjen përballë Serbisë ai festoi duke bërë shqiponjën me duar edhe pse e kishte refuzuar Shqipërinë e më pas edhe Kosovën për ta përfaqësuar Zvicrën, shkruan Periskopi.
Siç shkruan një gazetë e njohur angleze, Telegraph, Xhaka ishte bërë protagonist i një incidenti të çuditshëm në aeroportin Heathrow në janar të vitit të kaluar. Xhaka kishte qenë duke e vizituar vëllain e të dashurës së tij, Leonard Lekajn, kur në mënyrë raciste iu kishte drejtuar një anëtareje të stafit duke i thënë “kurvë e bardhë e m**tit” në gjuhën gjermane.
Pas këtij rast, sigurimi i aeorportit dhe policia ishin thirrur dhe e kishin hetuar futbollistin e Arsenalit. /Periskopi