Abdixhiku i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit rreth Thaçit e rrëzimit të Qeverisë

Abdixhiku i kundërpërgjigjet Lutfi Hazirit rreth Thaçit e rrëzimit të Qeverisë

Deputeti, Lumir Abdixhiku i ka reaguar matur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha një ditë më parë se deputetët e partisë së tij s’duhet të kërkojnë ndihmë te partitë tjera për ta rrëzuar Qeverinë e ndalur Presidentin në dialogun me Serbinë. Pavarësisht kësaj deklarate, Abdixhiku ka thënë se reagimit të tij nuk ia […]

Deputeti, Lumir Abdixhiku i ka reaguar matur nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha një ditë më parë se deputetët e partisë së tij s’duhet të kërkojnë ndihmë te partitë tjera për ta rrëzuar Qeverinë e ndalur Presidentin në dialogun me Serbinë.

Pavarësisht kësaj deklarate, Abdixhiku ka thënë se reagimit të tij nuk ia heq asnjë fjalë.

“Nuk i heq e nuk i shtoj asnjë fjalë deklaratës sime. E përsëris, Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen tonë; Qeveria duhet rrëzuar; e LDK si partia më e madhe në vend duhet dhe do të jetë në krye të dy proceseve politike”, shprehet Abdixhiku.

Abdixhiku ka thënë se për këto çështje nuk komunikon në publik. Thotë se në publik flet vetëm për kundërshtarët e tij.

“Unë me bashkëpartiakët e mi komunikoj – per te mire ose jo -vetëm brenda partisë; jo në publik. Në publik flas vetëm me kundërshtarët politik”, tha Abdixhiku të dielën për Express.

Të shtunën mbrëma, Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, e ka kritikuar bashkëpartiakun e tij,Lumir Abdixhikun, duke i thënë që të mos kërkojë ndihmë nga partitë e tjera por nga partia e vetë, për ta ndalur Thaçin nga udhëheqja e bisedimeve dhe rrezuar qeverinë.

Ndërkohë, deputeti i LDK’së u kishte bërë ftesë VV-së e PSD-së për ta rrëzuar bashkë Qeverinë e ndalur Presidentin.

“LDK i bën thirrje partive opozitare që të parandalojnë bashkë dëmin që i vjen Kosovës nga një përfaqesim i tillë – jokoncesual, të papërgatitur e në shumë qëndrime edhe naiv”, kishte thënë Abdixhiku.

Sidoqoftë përplasje mes gjenaratave ndërmjet anëtarëve të LDK-së nuk kanë munguar as në të kaluarën. Agim Veliu i pati thënë publikisht Driton Selmanajt të mos u bëjë ftesa njërëzve që nuk kanë frymë të njejtë me LDK-në.

Lumir Abdixhiku dhe Driton Selmanaj i janë bashkuar LDK-së në vitin 2017, gjatë zgjedhjeve nacionale. Të dy për herë të parë në politikë kanë arritur që të bëhen deputetë dhe të fitojnë simpatinë e elektoratit të LDK-së. Abdixhiku dhe Selmanaj shpesh herë janë bërë lajm nëpër media për shkak të tonit që kanë treguar ndaj Kadri Veselit në Kuvendin e Kosovës.

Prurjet e reja në këtë parti janë përkrahur fuqishëm nga kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?