A do t’i zgjidhte liberalizimi i vizave hallet e qytetarëve të Kosovës

Politologu Albinot Maloku thotë se liberalizimi i vizave ka shumë gjasa që të mos ndodh edhe këtë vit për Kosovën. Sipas tij, BE-ja e ka shfrytëzuar këtë proces për ta kushtëzuar Kosovën lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, siç është demaskimi i kufirit me Malin e Zi. Në një intervistë për Periskopin, ai ka thënë se edhe […]
Sipas tij, BE-ja e ka shfrytëzuar këtë proces për ta kushtëzuar Kosovën lidhur me marrëveshjet ndërkombëtare, siç është demaskimi i kufirit me Malin e Zi.
Në një intervistë për Periskopin, ai ka thënë se edhe po të ndodhte liberalizimi i vizave, kjo nuk do t’i zgjidhte problemet ekonomike dhe sociale të qytetarëve të Kosovës, por thotë se ata shpresojnë se mund të përfitojnë nga zbrazëtirat ligjore në vendet e BE-së.
“Jo nuk do t’i zgjidhë. Marrja e vizës, pa pritë nëpër ambasada, jo detyrimisht do të thotë e drejtë e angazhimit, mirëpo qytetarët shpresojnë në forca të veta, që do të gjejnë disa zbrazëtira ligjore dhe mundësi që të rrisin ekonomitë e tyre. Jo në kuptimin legal të mundësive, por shpresojnë që do të gjejnë disa hapësira dhe me përfitu nga ky process. Me rëndësi është që qytetarët e Kosovës mos të ndjehen të pabarabartë”, tha ai. /Periskopi/













