7 sherret familjare që tronditën showbizin shqiptar

7 sherret familjare që tronditën showbizin shqiptar

  Në pamje të jashtme duket sikur marrëdhëniet mes VIP-ave familjarë janë të përkryera, por në fakt disa herë ka rezultuar e kundërta. Sherret dhe skandalet e tyre kur janë bërë publike kanë vërtetuar se punët mes tyre nuk kanë qenë aspak mirë. Dhe mjafton të kujtojmë Tunën dhe Robertin. Ishte ky i fundit që […]

 

Në pamje të jashtme duket sikur marrëdhëniet mes VIP-ave familjarë janë të përkryera, por në fakt disa herë ka rezultuar e kundërta. Sherret dhe skandalet e tyre kur janë bërë publike kanë vërtetuar se punët mes tyre nuk kanë qenë aspak mirë.

Dhe mjafton të kujtojmë Tunën dhe Robertin. Ishte ky i fundit që zbuloi se marrëdhëniet nuk I ka aspak mirë me Tunën, gjë që askujt nuk i kishte shkuar në mendje. Pak javë më parë Roberti lëshoi bombën. “Me Tunën as nuk dua që të takohemi. Unë i kërkoj falje Patrisit që nuk ishim në ditëlindjen e Tian dhe nuk do kemi mundësi të shkojmë në asnjë ditëlindje të familjes së tij, për shkak të Tunës”, u shpreh Roberti por shkaku pse nuk flet me Tunën e la enigmë. Është dashur vetëm një përçarje mes Tunës dhe Robertit që dy familjet të mos shkojnë mirë me njëra-tjetrën sot pasi edhe Nora nuk shihet më të takohet me Tunën.

Marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin nuk kishin as dy baxhanakët, Getoari dhe Krenari. Dënimi i Krenarit me 6 muaj burg dhe përfshirja e Getit si dëshmitar në këtë çështje, i prishi marrëdhëniet mes tyre. Madje mediat shkruajtën se ata nuk flasin me njëri-tjetrin dhe kjo ndikoi tek Marina e Luana. Megjithatë marrëdhënia e Luanës me kunatin, Getoarin mbeti e njëjta, të paktën kështu u tha kur këngëtarja i komentoi një emoji zemër reperit pak kohë më parë.

Një nga sherret më të bujshme ishte ai mes Sajmir Çilit dhe Suela Kalajas. Divorci i tyre shkaktoi shumë zhurmë në media dhe fakti që ata akuzonin njëri tjetrin për dhunë e bëri edhe më të madhe këtë çështje. Sajmir dhe Suela denoncuan njëri-tjetrin në polici dhe kërkuan secili urdhër-mbrojtje për dhunë. Policia e gjeti çiftin në mes të një konflikti. Asokohe u tha se në prani të forcave të rendit, Suela në gjaknxehtësi e sipër i kishte qëlluar me shuplakë Sajmirit. Më pas ata luftuan për kujdestarinë e vajzës e cila u vendos se do të qëndronte me të ëmën.

Në prill të këtij viti edhe Kastro pati një sherr me ish-partneren e tij Erleta Hoti. Ai i kishte dërguar mesazh Erletës ku e pyeste për vajzën e tyre Nia, por ajo iu kthye keq duke i shkruar se nuk është postiere. “Si është Nia?”, e pyeste Kastro. “S’jam postier m’fal”, ja ktheu Erleta. “S’desha ndonjë gjë të madhe, me pyet si je ti dhe Nia”, i shkruante këngëtari ndërsa Erleta krahas fotos shkroi me ironi: “Dashuria e babes ndaj vajzes se tij: Me rendesi pjesemarrja ne pyetje.” Por nuk mbaroi me kaq pak ditë më vonë Erleta bëri një status të cilin më pas e fshiu. “A e di kush që i mban nga dy a tre punë dhe s’të bie ndërmend t’kujdesesh për fëmijën tënd? A e di kush që s’i vjen fëmijës as për ditëlindje e në anën tjetër çdo 2 javë je n’Kosovë?”, shkruante ndër të tjera ajo.

Bujë bëri edhe sherri mes Erjona Sulejmanit dhe Blerimin Xhemailit. Ata u ndanë vitin e kaluar, por me deklaratat e saj, Erjona u vendos në qendër të vëmendjes gjatë këtij viti. Modelja deklaroi se Blerimi nuk ishte i mirë në shtrat dhe se me të e ndjente veten në kafaz. Madje Erjona deklaroi se do të publikojë një video ku do të zbulojë të gjitha ato që ka përjetuar dhe sekretet e jetës private të futbollistëve, transmeton Xing.al.

Kanë kaluar vite nga ndarja e Devis Xherahut nga ish-bashkëshortja Paola Kondakçi, por sherri i kësaj të fundit me partneren aktuale të Devisit do mbahet mend gjatë. Paola dhe Ertemiona u përfshinë në sherr për shkak të klipit “Akoma se besoj” pasi aty Devisi dhe ishMiss Shqipëria, Ertemiona Mejdani shfaqeshin në skena intime. Debatet mes tyre degjeneruan me ofendime, por Devisi nuk u përzie. “Klipi u realizua me dashurinë e ndrydhur dy vjeçare me shikim të parë të Devisit me miss-in. Do dëshiroja ta kisha mësuar këtë fakt më përpara që të mund t’i kërkoja divorcin dy vjet më parë duke i kursyer vetes dy vite tepër të çmuara”, u shpreh asokohe Paola duke lënë të kuptohej se Devisi e kishte tradhtuar këto dy vite.

Probleme familjare kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë edhe Ermal Meta me të atin. Këngëtari me origjinë shqiptare deklaroi se babai e ka dhunuar dhe madje këngën fituese të Sanremos “Non mi avete fatto niente” ja dedikoi të atit. “Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”, është shprehur Ermal Meta. I ati pak ditë më parë i shkroi një letër Ermalit ku shprehej se nuk e ka dhunuar asnjëherë dhe kërkonte ta takonte të birin duke i thënë se e ka falur për të gjitha ato çfarë ka thënë për të./Xing.al

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya