5 truke për të përdorur si duhet kondicionerin dhe të mos harxhoni energji dhe para

5 truke për të përdorur si duhet kondicionerin dhe të mos harxhoni energji dhe para

Nuk e duan të gjithë, por sigurisht që kondicioneri është miku më i mirë i mirëqënies në ditët e nxehta të verës. Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën. Megjithatë në çdo rast është e nevojshme të përdoret në mënyrën e duhur për të shmangur […]

Freskon, than lagështirën, na ndihmon të kemi në shtëpi një temperaturë të duhur dhe të pushojmë natën.

Megjithatë në çdo rast është e nevojshme të përdoret në mënyrën e duhur për të shmangur ftohjen dhe për të mos patur surpriza kur vjen fatura e energjisë elektrike.

Sytë tek temperatura

Nëse jashtë temperatura është më shumë se 30 gradë, nuk është nevoja që për të patur fresk të çosh temperaturën e kondicionerit në 18 gradë Celcius. Në këtë mënyrë vetëm konsumoni elektricitet. Për të shijuar freskinë, mjafton ta mbani 4-5 gradë më pak nga jashtë. Për më tepër një diferencë e madhe e vendos trupin përballë një ndryshimi të menjëhershëm që nuk është mirë për shëndetin. Më mirë është të ndizni kondicionerin gjysëm ore para se të rini në dhomë, ose të përdorni “Timer”, dhe të prisni që temperatura të zbresë.

Kujdes me dyert e dritaret

Kur ndizni kondicionerin sigurohuni që dyert e dritaret të jenë të mbyllura për të mos hyrë ajri i nxehtë nga jashtë. Për ajrosje shfrytëzojmë orët e vona të mbrëmjes apo ato herët në mëngjes kur kalimi i ajrit është i pandjeshëm.

Funksioni “Dry”

Kur kemi arritur temperaturën që duam, përdorim funksionin “Dry”, pra komandën e tharëses së lagështirës. Ajo ndihmon në ruajtjen e ajrit të freskët dhe të thatë.

Mos e mbani ndezur natën

Të mbash kondicionerin ndezur për gjithë natën është thjesht një shpërdorim i energjisë elektrike dhe rrezik i madh që të ftoheni. Në pjesën më të madhe të rasteve, freskia e natës është temperaturë normale për trupin dhe nuk është nevoja për ftohje artificiale.

Rreziku i ftohjes artificiale

Rreziqet më të mëdha vijnë nga ndryshimet termike, për shembull kur hyni në një dhomë të ftohtë të djersitur nga vapa, apo nga mospastrimi i aparaturës. Në filtër mblidhet pluhuri, mikroorganizma dhe myk nëse nuk pastrohet, përgjegjëse këto edhe për alergjitë dhe infeksionet.

Të ngjashme
Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Krijesa e çuditshme që ‘shkëlqen në errësirë’, fotografohet në Australi për herë të parë

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Cilat janë mënyrat sekrete se si qentë komunikojnë me pronarët e tyre?

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Testamenti i pazakontë i një biznesmeni: Pas vdekjes time, hidhni dollarë nga qielli

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu: Ismail Qemaili e ka çu, Isa Boletini e ka puthë (VIDEO)

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Pordhi në aeroplan, pasagjeri detyrohet të largohet nga fluturimi

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Përplasja e Big-ave: Bigu i Shqipërisë i mëshon Bigut të Kosovës

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Ermal Panduri shkel Kushtetutën: Vjen me urim të guximshëm për 28 Nëntorin

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

Kishku dhe buallica në qendër të Prishtinës: Pamje prekëse për gjeneratat e viteve 90’të 😛

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

E pazakontë! Qeni futet për të ngrënë suxhuk brenda një marketi në Ferizaj

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Për shkak të vapës, moderatori austriak lag veten live

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Jepini një puthje sepse sot është Dita Botërore e Puthjes

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

Kryeministri Kurti përdorues i dobët i telefonit: Video nga kerri e dëshmon këtë

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik

“Isha i uritur, nuk kisha ngrënë mëngjes”, vizitori i muzeut ha bananen e ekspozuar si pjesë e instilacionit artistik