38 për qind e qytetarëve të gatshëm për protestë, janë të pakënaqur me institucione

38 për qind e qytetarëve të gatshëm për protestë, janë të pakënaqur me institucione

Anketa e Pulsit Publik tregon një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e shumicës së institucioneve ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës. Vetëm 32.5 për qind e qytetarëve janë deklaruar se janë të kënaqur me institucionet kryesore të Kosovës, krahasuar me 36 për qind të tyre në tetor të vitit që shkoi. […]

Vetëm 32.5 për qind e qytetarëve janë deklaruar se janë të kënaqur me institucionet kryesore të Kosovës, krahasuar me 36 për qind të tyre në tetor të vitit që shkoi.

Rreth 33 për qind e qytetarëve janë deklaruar të kënaqur me punën e kryeministrit. Ndërsa 30 për qind të kënaqur me punën e institucioneve qendrore. Sa u përket institucioneve legjislative, 33 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Kuvendit. Ndërsa 32.5 për qind janë të kënaqur me punën e kryetarit të Kuvendit. Sipas matjeve të Pulsit Publik, presidenti gëzon nivelin më të lartë të kënaqshmërisë mes qytetarëve, pasi anketa tregon se rreth 40 për qind e të anketuarve janë të kënaqur me punën e presidentit.

Të anketuarit po ashtu kanë deklaruar se papunësia, korrupsioni dhe varfëria, janë tri çështjet më të mëdha të cilat ndikojnë në mirëqenien e tyre sociale, transmeton KP.

Sipas këtyre të dhënave ka një rënie të përgjithshme të kënaqshmërisë me ekzekutivin, gjyqësorin dhe legjislativin. Përveç rënies së kënaqshmërisë me performancën e institucioneve kyçe, qytetarët kanë shprehur kënaqshmëri të ulët sa i përket orientimit momental politik që ka vendi.

Vetëm 50 për qind kanë deklaruar se janë shume të pakënaqur me orientimin momental politik dhe vetëm 15 për qind të tyre janë të kënaqur.

Sipas të dhënave ka mundësi të ketë edhe protesta për shkak të pakënaqësisë. Nisur nga këto të dhëna më pak se 38 për qind e qytetarëve kanë shprehur gatishmëri për një gjë të tillë.

Mbi 50 për qind e të anketuarve perceptojnë se zgjedhjet në Kosovë janë demokratike. Mbi 50 për qind kanë deklaruar se komunat e tyre punojnë sipas prioriteteve të qytetareve dhe 53 për qind kanë thënë se ligjet dhe Kushtetuta janë demokratike.

Të anketuarit janë shprehur edhe për lirinë e shprehjes që gëzojnë mediat në Kosovë ku mbi 52 për qind e tyre mendojnë se ka liri të shprehjes në media.

Sa i përket korrupsionit sipas matjeve të Pulsit Publik, institucionet me më së shumti prezencë të korrupsionit janë gjykatat, pasuar nga KEDS-i dhe administrata qendrore. Ndërsa institucioni me më pak korrupsion sipas perceptimit të qytetarëve është policia.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?