23 mijë euro mëditje vetëm për stafin e administratës së Kuvendit

23 mijë euro mëditje vetëm për stafin e administratës së Kuvendit

Komisioni për Buxhet dhe Financa, ka shqyrtuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2018. Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku kërkoi sqarim nga Kuvendi se pse janë shpenzuar 25 mijë euro subvencione për entitete publike si dhe mëditje për udhëtime zyrtare. “Çka ka subvencionuar Kuvendi per tre muaj në […]

Komisioni për Buxhet dhe Financa, ka shqyrtuar raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës, për tremujorin e parë të vitit 2018.

Kryetari i Komisionit Lumir Abdixhiku kërkoi sqarim nga Kuvendi se pse janë shpenzuar 25 mijë euro subvencione për entitete publike si dhe mëditje për udhëtime zyrtare.

“Çka ka subvencionuar Kuvendi per tre muaj në shumë prej 25 mijë euro. Udhëtimet zyrtare deputetët 21 mijë euro shpenzimet e mëditjeve për tre muaj . Ndërkaq mëditjet e stafit të administratës së Kuvendit janë 23 mijë euro. Si është e mundur kjo? Të reduktojme ekipet e mëdha që mos te duken si ekskursion në udhëtimet jashtë vendit”, tha Abdixhiku.

Ndërsa kërkoi nga sekretari i Kuvendit ta dijë se sa është numri i këshilltarëve të kryetarit të Kuvendit, sa janë shpenzimet dhe pagat e tyre.

Sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi tha se kryetari i Kuvendit ka 14 këshilltarë, të cilët marrin paga nga 1040 dhe 1070 euro.

Edhe deputeti i LDK së Naser Osmani kërkoi sqarim se pse disa shpenzime të Kuvendit janë bërë vetëm tek dy restorante.

“Disa shpenzime janë bërë kryesisht të një apo dy restorante. S’ka gjasa me u bë takim zyrtar për nevoja të Kuvendit në atë restoran. Ai është në skej të Kosovës që shkojnë për qejf. Restorani Kuk në Brod”, tha Osmani i LDK-së.

E kryetari i komisionit Abdixhiku pati kritika në adresë të Kuvendit dhe sa i përket shpenzimeve për dreka, të cilat sipas tij arrijnë shumen prej 250 euro në ditë.

“Ka 250 euro ditë në drekë shpenzon Kuvendi. Si është e mundur që Kuvendi han në ditë 250 euro drekë?. Ky është shpërdorim shumë i madh”, tha Abdixhiku

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?