20 të vdekur nga të nxehtit në Kanada

20 të vdekur nga të nxehtit në Kanada

Vala e befasishme e të nxehtit që ka mbërthyer rajonet qendrore dhe lindore të Kanadasë ka shkaktuar gati 20 vdekje deri tani. Autoritetet janë detyruar ta ngrenë nivelin e reagimit ndaj nevojave të qytetarëve, nga “ai i ndërhyrjes” në atë të “alarmit”. Shërbimet e emergjencës kanë marrë të paktën 1.200 telefonata në ditë, ndërsa Qendra […]

Autoritetet janë detyruar ta ngrenë nivelin e reagimit ndaj nevojave të qytetarëve, nga “ai i ndërhyrjes” në atë të “alarmit”.

Shërbimet e emergjencës kanë marrë të paktën 1.200 telefonata në ditë, ndërsa Qendra Meteorologjike e vendit nxori një paralajmërim për kushte ekstreme të motit, transmeton tch.

Shumica e viktimave ishin persona që jetonin vetëm dhe nuk kishin qasje tek ajri i kondicionuar. Në Montreal, termometri shënoi 34 gradë Celsius të mërkurën, një nivel i lartë ky për zonën, ndërsa në Quebec, indeksi i lagështisë tregoi 40 gradë dhe gjatë ditës pritet të mbërrijë 43 gradët.

Ky indeks paraqet mënyrën sesi perceptohet temperatura nga individi, kur asaj i bashkohet edhe efekti i lagështisë. Vala e të nxehtit nisi të premten e kaluar dhe nuk ndaloi më, duke i lodhur kanadezët e mësuar me temperatura të ulëta.

Autoritetet lokale po bëjnë përpjekje për t’iu kundërpërgjigjur kësaj situate përmes freskimit të vendeve publike me ajër të kondicionuar, hapjes së pishinave, shpërndarjes së ujit falas dhe kontrollit mjekësor të personave më të rrezikuar nga vapa, të moshuarit apo ata që vuajnë nga sëmundje kronike.

Forca policore e zjarrfikës kanë vizituar deri tani 15 mijë vetë për të verifikuar sesi po e përballojnë të nxehtin. Në vitin 2010, temperaturat përvëluese u bënë shkas për vdekjen e më shumë se 100 personave në zonën e Montrealit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?