Zyrtarët e Leposaviqit harxhojnë mbi 57 mijë euro për derivate

Zyrtarët e Leposaviqit harxhojnë mbi 57 mijë euro për derivate

Zyrtarët e Komunës së Leposaviqit kanë shpenzuar hiq më pak se 57 mijë e 789 euro derivate për vitin 2017. Në një raport të ZKA-së thuhet se komuna ka treguar dobësi në menaxhimin e kontratave për shpenzime të derivateve, transmeton Indeksonline.     Madje kjo komunë nuk mbanë as shënime adekuate për shpenzimet e automjeteve. […]

Në një raport të ZKA-së thuhet se komuna ka treguar dobësi në menaxhimin e kontratave për shpenzime të derivateve, transmeton Indeksonline.

 

 

Madje kjo komunë nuk mbanë as shënime adekuate për shpenzimet e automjeteve.

“Me rastin e furnizimeve me derivate, komuna, sipas kontratës duhej të monitorojë ndryshimet e çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare. Megjithatë, kjo nuk është bërë, ndonëse ka pasur ndryshime në çmimin e tregut, komuna gjithnjë është furnizuar me çmimin fiks për naftë prej 1.09€/L dhe për benzinë me çmim 1.10€/L. Gjithashtu, duhet të përmendim faktin se komuna nuk mbanë shënime adekuate për shpenzimet për automjetet zyrtare, zyrtarët nuk paraqesin kërkesa për përdorimin e automjeteve dhe nuk përgatisin urdhëresat për udhëtim zyrtar”, thuhet në këtë raport.

Po ashtu, sipas rregullave financiare për shpenzimet e parasë publike, duhet që çdo faturë të protokollohet dhe evidentohet.

Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me zyrtarët e kësaj komune.

“Sipas rregullës financiare nr. 01/2013 Shpenzimi i parave publike, neni 24 Pranimi dhe pagesa e faturës, secila fature e pranuar duhet të protokollohet dhe evidentohet në librin e faturave, megjithatë, komuna nuk ka zbatuar kërkesën e përmendur, e cila ka rezultuar në një regjistër të pa azhurnuar të faturave të pa paguara. Kontrollet e pamjaftueshme financiare për obligimet e pa paguara të komunës dhe mos zbatimi i rregullave financiare mund të rezultojë me pagesa të paplanifikuara me buxhetin e ardhshëm të komunës dhe/apo pagesa të dyfishta”, sqarohet tutje në raport, shkruan Indeksonline.

Një e gjetur tjetër e identifikuar në këtë raport për vitin që lamë pas është pagesat për obligimet kontraktuale të pa përmbushura.

Kështu, kjo komunë, për ndërtimin e rrugëve lokale në qytet dhe në fshatra nga thesari është bërë pagesa prej 495 mijë e 785 euro, pavarësisht që projekti nuk është përfunduar.

“Për kontratën “Ndërtimi i rrugëve lokale në qytet dhe në fshatrat e Leposaviqit”, nga Thesari është bërë pagesë direkte në vlerë totale prej 495,785€7. Organi mbikëqyrës kishte përgatitur një raport, ku ka theksuar se punimet janë kryer. Nga vizita jonë në terren është vërejtur se furnizimi me pajisje për filtrim të ujit dhe montimi i tyre në pishinë nuk ishte kryer fare, ndërkohë që organi mbikëqyrës kishte raportuar se të gjitha punët janë kryer për këtë projekt”, thuhet tutje në këtë raport.

Ndërsa, sa i përket pagave dhe mëditjeve në vitin 2017 ishte 2,128,772€, dhe prej tyre ishin shpenzuar 2,123,298€ apo 99% e buxhetit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?