Zviceranët përkrah Xhakës dhe Shaqirit: Po ta bënin kryqin e flamurit tonë as që do të flitej për dënime

Zviceranët përkrah Xhakës dhe Shaqirit: Po ta bënin kryqin e flamurit tonë as që do të flitej për dënime

Çdokush dëshiron ta dijë një përgjigje nga FIFA sa më shpejt: Çka do të ndodhë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin? Njohësit e sportit në Zvicër po i shohin si qesharake hetimet e FIFA’s ndaj Xhakës, Shaqirit dhe kapitenit të kombëtares së tyre, Lichtsteiner, por megjithatë ka një nen në rregulloren e FIFA’s i cili […]

Çdokush dëshiron ta dijë një përgjigje nga FIFA sa më shpejt: Çka do të ndodhë me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin?

Njohësit e sportit në Zvicër po i shohin si qesharake hetimet e FIFA’s ndaj Xhakës, Shaqirit dhe kapitenit të kombëtares së tyre, Lichtsteiner, por megjithatë ka një nen në rregulloren e FIFA’s i cili mund të jetë problematic.

Ai është neni 54 në këtë rregullore i cili flet për dënimet që mund të marrin futbollistët në ‘rast të provokimeve para, gjatë apo pas ndeshjes’.

Lucien Valloni, avokat sportive i Federatës Zvicerane, ka sqaruar për Blick:

“Ne i konsiderojmë këto mënyra festimesh absolutisht legjitime. Ndryshe, ky ishte vetëm një shprehje e kënaqësisë të të qenit shqiptar dhe që është shprehur në një mënyrë të thjeshtë simbolike. Shqiponja për shqiptarët ka një simbolikë të madhe dhe këta dy futbollistë janë shqiptarë. Nëse këta futbollistë do të bënin kryqin e flamurit zviceran, me siguri se as nuk do të diskutohej për dënim ndaj tyre. Një gjest që simbolizon diçka që i përket një vendi nuk mund të jetë jolegjitim në të kundërtën, do të duhej që të ndaloheshin edhe këndimi i himit kombëtar nëpër ndeshje”, ka thënë Valloni.

“Kjo procedurë, është absolutisht qesharake”, ka thënë ai. /Periskopi/

Të fundit
Të ngjashme