Zgjedhet sekretarja e re organizative e VV’së

Zgjedhet sekretarja e re organizative e VV’së

Subjekti i Albin Kurtit, tani e tutje ka një sekretare të re organizative të partisë. Bëhet fjalë për, Vlora Haxhimehmedin. Kjo e fundit bashkë me Kurtin sot patën një konferencë për media ku shpjeguan aktivitetet që do t’i mbajnë gjatë “Javës së Lëvizjes Vetëvendosje”, nga 10 qershori deri më 17 qershor. Në konferencë, është bërë […]

Kjo e fundit bashkë me Kurtin sot patën një konferencë për media ku shpjeguan aktivitetet që do t’i mbajnë gjatë “Javës së Lëvizjes Vetëvendosje”, nga 10 qershori deri më 17 qershor.

Në konferencë, është bërë e ditur se VV do të mbajë zgjedhjet e brendshme të anëtarësisë. Me ç’rast për t’u kompletuar strukturat nëpër qendra.

Po ashtu gjatë kësaj konference është njoftuar se sekretarja e re organizative e LVV-së do të jetë, Vlora Haxhimehmedi.

 “Nga 10 qershori deri më 17 qershor do të zhvillojmë atë që e kemi quajtur “Java e Lëvizjes”, e brenda kësaj jave ka disa data shumë të veçanta. Fillon me 10 qershorin – shënimi i 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, vazhdon me 12 qershor – 13 vjetori i Lëvizjes, vazhdon me 17 qershorin – lindjen e veprimtarit, politikanit, studiuesit dhe mendimtari i çështjes kombëtare Ukshin Hotit që do t’i kishte bërë 75 vjet. Atë javë të gjithë do të jemi bashkë për organizim e në organizim. Vetëm organizimi qon para aspiratat politike, progresiste dhe kombëtare”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje tha se këtë Javë do të kenë shumë aktivitete.

Sipas tij, Vetëvendosje që 10 vite shënon përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

 “Gjatë kësaj jave, që fillon me shënimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit, do të kemi aktivitete të shumta me aktivistë, anëtarë, simpatizantë e qytetarë, sepse konsiderojmë që është datë themeltare e popullit tonë, sikurse që është edhe 28 nëntori”, tha Kurti.

Kurti bashkë sekretaren e re, Haxhimehmedin deklaruan se këtë vit në LVV janë regjistruar 3 mijë anëtarësime të reja dhe se rëndësi të veçantë do i japin grave.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?