Zeka: I kam ra pishman që reagova ashtu ndaj Frashërit

Zeka: I kam ra pishman që reagova ashtu ndaj Frashërit

Deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka ka thënë se grushtet që Frashër Krasniqi i dha në studio televizive e goditën më rënë Lëvizjen Vetëvendosje sesa vet atë. Ai ka deklaruar që nga burime brenda Vetëvendosje më vonë ka marrë vesh se mu aty ka nisur thyerja e madhe në këtë subjekt politik, që më […]

Ai ka deklaruar që nga burime brenda Vetëvendosje më vonë ka marrë vesh se mu aty ka nisur thyerja e madhe në këtë subjekt politik, që më pas çoi në ndarjen e një krahu dhe kalimin në Partinë Socialdemokrate.

“Mua me atë njeri(Frashër Krasniqi) më lidh edhe gjaku, sepse është nip i Polacit. Unë nuk kam qenë këtu sepse padrejtësisht drejtori juaj ekzekutiv e ka dhunuar fjalën e lirë. Jam i ashpër në debatet e mia, por kurrë në jetë nuk kam përdorur dhunë ndaj dikujt. Nuk kam mundur ta imagjinoj që dikush mund të të godasë në studio. Por ajo ka qenë goditja më e rëndë që ka mundur t’i japë Lëvizjes Vetëvendosje. Të dy krahët kanë thënë që përçarja e madhe ka nisur aty. Shumë më shumë se ai grusht mua më ka shkaktuar dhimbje dhe plagë fushata që ka bërë Vetëvendosje në rrjete sociale dhe përmes njerëzve në studio televizive”, ka thënë Zeka në Klan Kosova.

Sipas tij, tema ditë ka qenë mosfunksionimi i Kuvendit të Kosovës, për cka sipas tij kanë faj dy krahët, si pozita si opozita.

“I kam ra pishman vetëm tek reagimi im kur më ka gjuajtur me ujë. Po të isha sot do të çohesha dhe do të largohesha, duke thënë se me rrugaçë të këtillë nuk debatohet. Për mua shumica e njerëzve të Vetëvendosjes kanë qenë rrugaçë. Metodat që kanë përdorur duke i gjuajtur me vezë Blerand Stavilecin, Memli Krasniqin, para grave, para fëmijëve. Rëndësi ka që qytetarët e Kosovës e panë maskën e Lëvizjes Vetëvendosje. Rezultat i këtij mishmashi, i këasj çorbe të cilën ata e gatuan për 12 vjet, është në pjatat e veta. Mua nuk më ka rënë(goditur) Frashër Krasniqi, por kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje. Më ka ardhur keq edhe kur është dënuar për veprën tjetër”, ka thënë tutje Zeka.

Sipas tij, Frashëri e ka vetëm një obligim qytetar dhe moral: të tregojë kush e ka motivuar për ta sulmuar atë fizikisht.

“Ardhja, fuqizimi i Vetëvendosjes nuk ka ardhur për ndonjë program të mirë, për ndonjë kauzë të mirë. Ka ardhur mbi bazën e sharjeve, fyerjeve, linçimeve. Asnjë kundërshtim nuk e kam për t’u ulur me Frashërin ballë për ballë, për të diskutuar. E çmoj njeriun kombëtarisht, në rastin konkret e çmoj familjen e tij. Dhe në rrafshin politik. Sa i përket këtij rrafshi jemi armiq të përbetuar. Unë e kam nënën e zhdukur, ata më thoshin se ua kemi kthyer fytyrën Aleksandar Vuçiqit. Unë ua kam thënë atyre se ia kanë kthyer b*** atij. Nuk ka nënë shqiptare që nuk i ka thënë fëmijës së tij trys b***. Ne jemi shoqëri e kohës së gurit. Unë nuk bëhem kaps kur rri me ambasadorë të huaj, për dallim prej 90 për qind të politikanëve tanë”, ka shtuar Zeka.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?