Ymeri: Kuvendi duhet ta bartë barrën kryesore të organizimit të dialogut me Serbinë

Ymeri: Kuvendi duhet ta bartë barrën kryesore të organizimit të dialogut me Serbinë

Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se ajo që qeveria e ka propozuar në Kuvend si platformë për bisedimet me Serbinë, veç platformë nuk është. Sipas tij, aty nuk ka as strategji e as synime. “Ajo nuk është platformë fare, janë vetëm disa pike. Veç një gjë […]

Sipas tij, aty nuk ka as strategji e as synime.

“Ajo nuk është platformë fare, janë vetëm disa pike. Veç një gjë është konkrete, atë se kush do ta udhëheqë”, ka thënë Ymeri.

“Më shumë vlerësohet rëndësia që ka dialogu për emrin e përveçëm, sesa mund të ketë për Republikën e Kosovës dhe zhvillimet politike. Prandaj është e domosdoshme që të arrijmë një konsensus edhe politik edhe i shoqërisë në përgjithësi”.

“Problemi është se nuk dihet se për çfarë do të flitet; thuhet se dialogu do ta prodhojë qoftë njohën nga Serbia, por nuk ka strategji se si do të arrihet ajo”.

“Nëse ky dialog vazhdon me avazin e vjetër, pa vlerësimin njëherë se çfarë ka ndodhur deri tani dhe pa qenë të sigurt për temat, mendoj se futemi në dialog sikur pa kokë, pastaj edhe rezultati është i dëmshëm”.

“Gjëja e parë është që duhet të dakordohemi është në atë se a ka vija të kuqe me Serbinë. Një çështje që është zvarritur për kohë të gjatë është diskutimi se çfarë republike duam. Kjo nuk është një çështje e mbyllur. Republika e Kosovës duhet të jetë e qytetarëve të barbarët”.

“Duhet të mos flitet me Serbinë për interesat e serbëve të Kosovës, pasi Serbisë i intereson që serbët të mos integrohen”.

Mendoj që me Serbinë duhet të dialogohet për çështje që kanë të bëjnë me dy shtete, jo për problemet tona të brendshme”.

“Cili do të jetë roli i Kuvendit, a parashihet vota popullore në këtë proces? Nëse Kuvendi është i përjashtuar dhe më pas përfshihet në fund, atëherë po bëhet tepër vonë”.

“Kuvendi duhet ta bartë barrën kryesore të organizimit të dialogut me Serbinë, dhe ky Kuvend duhet ta nxjerrë platformën për atë se çka do të diskutojmë”.

“Kuvendi do ta mbikëqyrte ekipin negociator dhe të ndërhyjë në secilën fazë nëse ka nevojë. Në procese të tilla duhet të jetë secili pjesëmarrës”.

“Kuvendi duhet të jetë organi që e mbikëqyr procesin në secilin hap dhe intervenon sa herë që qëndrimet bien ndesh me platformën e miratuar dhe kushtetutën e Kosovës”.

“Kështu sigurohemi që rezultati final nuk do të jetë në shpërpushje”.

“Nëse tash shkohet me shumicën e thjeshtë për ta miratuar platformën dhe pastaj në fund të procesit vjen marrëveshja që s’mund të kalojë me shumicën e thjeshtë atëherë do ta kishim një konflikt, prandaj domosdoshmërisht duhet të jetë proces pikë së pari i pranuar nga të gjithë dhe duhet të shkojmë me kujdesin maksimal”.

“Prandaj, mendoj se ajo që quhet platformë nuk i përngjan platformës, në të nuk ka strategji dhe pozicione karshi çështjeve të ndryshme. Platformë do të nënkuptonte një dokument në të cilin edhe parashihen synimet edhe mënyra si do t’i arrimë këto synime”.

“Aty thotë që do ta kemi një marrëveshje ligjërisht të obligueshme në të cilën presim njohje nga Serbia. Në platformë duhet të kujdesimi që të caktojmë temat të cilat nuk diskutohen. Rregullimi territorial e institucional nuk bën të diskutohet me Serbinë”.

“Gjithashtu nuk duhet të ketë diskutim se çfarë forme duhet të marrin strukturat ilegale dhe të pranojmë një shpërfytyrim të Republikës së Kosovës më keq sesa plani i Ahtisaarit”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?