VV thotë se Shpend Ahmeti i ka ndryshuar fjalët sa i përket ofertës për bashkëqeverisje

VV thotë se Shpend Ahmeti i ka ndryshuar fjalët sa i përket ofertës për bashkëqeverisje

Lëvizja Vetëvendosje, po e quan si joserioze dhe të pasinqertë ofertën që Shpend Ahmeti ua ka bërë për bashkëqeverisje në Prishtinë. Arben Vitia nga kjo Lëvizje, ka thënë se oferta e Ahmetit, që parasheh dhënien e katër drejtorive për Vetëvendosjen, është shumë i ulët. Për shkak se ai tregoi se në fillim të muajit Maj, […]

“Është pak e çuditshme oferta që na ka bërë ai, sepse në takimin që e kemi pasur në fillim të majit, kryetari Shpend Ahmeti, na ka ofru pesë drejtori dhe ka thënë se për drejtorinë e gjashtë do të diskutohet më vonë. Ngjarjet e fundit në asamblenë komunale i ka përdorë vetëm si pretekst për me e ulë ofertën, në mënyrë që të tregoj se siç duket nuk është i interesuar për bashkpunim me Lëvizjen Vetëvendosje. “Kjo është një ofertë joserioze, për arsye se dihet që Shpend Ahmeti nuk do të kishte mundur që të fitojë pa qenë anëtar i Vetëvendosjes dhe pa ndihmën e anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vitia shtoi se vendimi për ta pranuar apo refuzuar këtë ofertë do të merren në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ne si grup negociues që kemi qenë nga Lëvizja Vetëvendosje, unë, Besnik Bislimi, Nora Kelmendi dhe Yll Rugova, mandatin e kemi pasur që të negociojmë dhe kjo ofertë që Shpendi na ka dërgu dje në email, ne do e dërgojmë në kryesinë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe aty do të merret vendimi se a do të pranohet apo jo”, ka thënë Arben Vitia.
Për drejtorin komunal të Shëndetësisë, nëse VV udhëheq me vetëm katër drejtori, atëherë është në rrezik që të implementohet programi i kësaj partie, program i cili kishte qenë fitues në zgjedhjet e fundit lokale, të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar.

“Me këto katër drejtori që u janë propozuar Vetëvendosjes, nuk janë garancë që do të implementohet programi i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Vitia.
Ai shpreh mosbesim ndaj kryetarit aktual Shpend Ahmeti, në atë se ky i fundit vazhdimisht po deklaron se do e implementojë tërësisht programin e Vetëvendosjes, me të cilin program Ahmeti ishte shpallur fitues i garës për kryeqytetin.
“Këto deklarata janë deklarata. Më herët ka pasur deklarata se nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike, dhe do të mbetet vetëm kryetar i Prishtinës, por kjo nuk ka ndodhur. Kështu që kjo na jep si argument që nuk mund të bazohemi në deklarata, ne kërkojmë garancë që ky program të implementohet”, ka thënë Vitia.

Ai thotë se është herët që të vërehet se a është duke u praktikuar programi i VV-së, në Prishtinë.

“Janë vetëm katër-pesë muaj që kemi filluar punën. Nuk mundemi ende që të japim vlerësime se a po implementohet programi i Lëvizjes Vetëvendosje. Por, një gjë tashmë është e qartë, se në këtë mandat, nuk ekziston uniteti që qeverisja e Prishtinës e kishte në mandatin e parë”, ka thënë Vitia.

Në rast të arritjes së marrëveshjes në mes PSD-së dhe VV-së për bashkëqeverisje atëherë ndarja e drejtorive në Komunën e Prishtinës do të jetë si vijon: ” PSD – 3 drejtori, AKR – 3 drejtori, AAK – 3 drejtori, LB – 1 drejtori, Alternativa – 1 drejtori dhe VV – 4 drejtori”.

Ahmeti në ofertën për VV-në për bashkëqeverisje në Prishtinë, ndarjen e drejtorive e ka konsideruar shpërndarje fer, ku VV ka numrin më të madh të drejtorive.

Shpend Ahmeti, udhëheq me Prishtinën për dy mandate radhazi. Të dyja këto fitore në Prishtinë, Ahmeti i kishte bërë si kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje.

Mirëpo, Shpend Ahmeti ishte njëra nga shumë të dorëhequrit nga partia e Albin Kurtit. Ahmeti, pas daljes nga Vetëvendosje, është zgjedhur kryetar i Partisë Socialdemokrate, dhe anëtarë të kësaj partie janë bërë pothuajse të gjithë të larguarit nga Vetëvendosje

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?