VMRO e Maqedonisë kërkon zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike

VMRO e Maqedonisë kërkon zgjedhje të parakohshme e qeveri teknike

Kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare është e drejtë legjitime, por nevojitet demokratizim dhe ndryshime brenda partisë, raporton Alsat M. Ky është reagimi i parë i nismës për reforma në VMRO lidhur me tubimin që ky subjekt pati mbrëmë. Aty u fol edhe lidhur me qëndrimet rreth emrit,  ku kërkohet që partia të tregojë pragmatizëm. […]

Ky është reagimi i parë i nismës për reforma në VMRO lidhur me tubimin që ky subjekt pati mbrëmë.

Aty u fol edhe lidhur me qëndrimet rreth emrit,  ku kërkohet që partia të tregojë pragmatizëm.

“Duhet të jemi pragmatik, qëndrimi final duhet të merret sipas rrethanave dhe mundësive në periudhën e ardhshme, pasi dinamika lidhur me kontestin ka qenë e madhe deri më tani, në mënyrë plotësuese dy deri tre fish do të rritet në dy muajt e ardhshëm, kështu që, është e drejtë legjitime e liderit të opozitës t’i theksojë këto të drejta, tani nëse ato do të japin rezultat dhe nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe çfarë do të thotë kjo në aspekt kohor, radhën e ka pushteti aktual. Çështjet më të mëdha me të cilat duhet të ballafaqohet kryesia aktuale e VMRO-DPMNE-së do të vijojnë tek tani”,  deklaroi Ilia Iliovski nga Nisma për reforma në VMRO-DPMNE.

Në protestën e parë antiqeveritare kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare së bashku me ato presidenciale, që do t’i zbatojë Qeveria teknike dhe kryetari i KSHZ-së nga radhët e opozitës.

Mickovski kërkoi ndihmën e shqiptarëve për të mposhtur Zaevin. Rreth çështjes së emrit, Mickoski përsëriti se opozita nuk do të pranojë ndryshimin e Kushtetutës për ndërrimin e emrit të shtetit. Analisti Albert Musliu tha se protesta e mbrëmshme më tepër i ngjasonte konsolidimit brendapartiak se sa protestës opozitare. Ai tha se ndryshimi i kushtetutës është i pamundur me përbërjen e këtillë të parlamentit.

Edhe pse nuk u parqit në protestë, ish kreu i VMRO-së Nikolla Gruevski nëpërmjet Facebook protestën e cilësoi si të suksesshme dhe fuqishme. Nga LSDM shprehen se kërkesa për zgjedhje të parakohshme është blof, ndërsa akuzuan Mickovskin se vazhdon të ndjekë rrugën e Nikolla Gruevskit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?