Viti i Rossinit shënohet edhe në Prishtinë

Me rastin e 150-vjetorit të vdekjes së kompozitorit me famë botërore Gioachino Rossini-t, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi koncert muzikal, me ç’rast publiku pati mundësinë të shijojë disa nga veprat e tij më të njohura. Quinteti nga Orkestra Simfonike G. Rossini, shoqëruar nga solistët e Akademisë Rossini “Alberto Zedda” dhe festivalit të operës Rossini […]
Me rastin e 150-vjetorit të vdekjes së kompozitorit me famë botërore Gioachino Rossini-t, Ambasada e Italisë në Prishtinë organizoi koncert muzikal, me ç’rast publiku pati mundësinë të shijojë disa nga veprat e tij më të njohura.
Quinteti nga Orkestra Simfonike G. Rossini, shoqëruar nga solistët e Akademisë Rossini “Alberto Zedda” dhe festivalit të operës Rossini interpretuan për artdashësit pjesë nga tre veprat më të njohura të kompozitorit nga Pesaro.
Me këtë rast, ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, tha se muzika është pjesë integrale e jetës së njerëzve dhe se për festimin e vitit të Rossinit këtë mbrëmje janë orientuar në organizimin e këtij eventi për të relaksuar dashamirët e muzikës.
“Viti 2018 shënon 150-vjetorin e vdekjes së Gioachino Rossini: një nga kompozitorët më të rëndësishëm të operës në historinë e muzikës dhe panoramën e muzikës italiane. Ai ishte dhe vazhdon të jetë një super yll. Kryeveprat e tij vazhdojnë të shfaqen në programet e stinëve të muzikës në mbarë botën, duke tërhequr një publik të madh”, tha ai.
Diplomati italian nuk la pa përmendur Universitetin e Prishtinës, Filarmoninë e Kosovës dhe Institutin e Kulturës të Tiranës, si bashkëpunëtorë të kësaj mbrëmjeje muzikore, ndërsa çmoi bashkëpunimin e deritanishëm.
“Dua të theksoj bashkëpunimin tonë me këta partnerë pasi ne konsiderojmë se bashkëpunimi në fushën e kulturës është një shembull për fushat tjera. Sidoqoftë, ne si italianë besojmë se kultura në të gjitha dimensionet e saja janë një pjesë integrale e jetës, sikurse edhe i marrëdhënieve ndërkombëtare sikurse arti dhe muzika në këtë mbrëmje janë esenciale për jetën tonë”, tha ai.
Muzikantët interpretuan pjesë të zgjedhura nga veprat e Rossinit, si II Barbiere di Siviglia, La Cenerntola dhe L’Italiana in Algeri.
Ndryshe, Gioachino Rossini mbetet një nga kompozitorët më të rëndësishëm të operës në historinë e muzikës. Ndërsa vendlindja e tij, Pesaro, çdo vit është nikoqire e disa ngjarjeve dedikuar atij












