Veseli shtron iftar, shfaqet bashkë me gruan e tij Violetën (Foto)

Veseli shtron iftar, shfaqet bashkë me gruan e tij Violetën (Foto)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka shtruar sonte iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës, nxënës të Medresesë, artistë dhe personalitete tjera, në nder të muajit të shenjtë të Ramazanit.  Në një fjalë rasti para tyre, kryeparlamentari Veseli tha se Ramazani është muaji që simbolizon vlerat më universale të moralit […]

Në një fjalë rasti para tyre, kryeparlamentari Veseli tha se Ramazani është muaji që simbolizon vlerat më universale të moralit njerëzor. Ai tha se përmes agjërimit, ne jemi më afër Zotit dhe më afër njëri-tjetrit, ndërsa dëshmojmë se forca shpirtërore është më e madhe se interesat materiale.

 

 

“Besimi është forca shpirtërore që mposhtë etjen dhe urinë. Është forca që mposhtë pengesat dhe dëshpërimin që shpesh herë i sjellin sfidat e jetës. Është shpresa për të ardhmen, që i bën njerëzit e popujt të qëndrueshëm përballë sfidave të historisë”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se populli ynë e njeh më së miri forcën e besimit. Veseli tha se duke besuar te liria, ia arritëm asaj.

“Ne besuam te shteti dhe sot e kemi shtetin e pavarur dhe sovran. Ne besojmë tek e ardhmja jonë euro-atlantike dhe do t’ia arrijmë asaj. Të gjithë së bashku, si komunitete dhe bashkësi fetare jemi të përkushtuar për vendin dhe të ardhmen e tij”, tha kryetari i Kuvendit.

Veseli tha se Bashkësia Islame e Kosovës historikisht ka qenë një institucion në shërbim të atdheut e kombit, dhe e e tillë është edhe sot.

Në vazhdim, kryetari i Kuvendit të Kosovës kujtoi hoxhallarët që në kohë e rrethana të ndryshme, kontribuuan e dhanë jetën për lirinë e kombin tonë, që nga Haxhi Zeka, Hoxhë Kadri Prishtina, Mulla Idriz Gjilani, Mulla Ilaz Broja e deri tek 37 hoxhallarët që ranë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne kurrë nuk do ta harrojmë sakrificën e tyre dhe duke u nisur nga kjo, do të punojmë pandërprerë për ta bërë të sigurt lirinë tonë, shtetin tonë dhe të ardhmen e fëmijëve të Kosovës në këtë tokë të bekuar nga Zoti”, theksoi kryeparlamentari Veseli.​

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?