Veseli sërish godet LDK’në në seancë, i thotë Memli Krasniqit: Fol për partinë tënde

Tashmë ka nisur vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila u ndëpre dje, raporton Periskopi. Seanca nisi me votimin rekomandimeve nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e […]
Seanca nisi me votimin rekomandimeve nga Interpelanca me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej një milion euro për KOSTT-in për mbulimin e shpenzimeve të furnizimit me energji elektrike të katër komunave në veri të Kosovës.
Në këtë seancë, rekomandimet i prezantoi deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila.
“1. Qeveria e Kosovës obligohet që për një muaj të vijë me zgjidhje për situatën e krijuar; 2. KOST dhe ZRRE të përpilojnë planin për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga rryma e paguar në veri ; 3. Të ndalen inkasimet ilegale për rrymën e faturuar në veri; 4. Të kushtëzohet dialgou me Serbinë me mospërzirjen e Serbisë në rrymën në territorin e Koosvës ; 5. Të krijohet TASK Forcë dhe të kordinohen veprimet për nxjerrjen e KOSTTit nga situate aktuale ; 6. Të faturohet rryma për të gjithë konsumatorët pa diskriminim”, tha Mimoza Kusari Lila.
E shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi i reagoi.
Ai tha se këto rekomandime kanë deficite të mëdha, dhe problemi me këtë rezolutë sipas tij është që kjo rezolutë është e pazbatueshme.
“Ne po ia bëjmë qefin vetës me këto rezoluta. Po tentojmë ta qesim Qeverinë në pozitë të vështirë, e pastaj t’i themi s’po i zbaton rezolutat. Ajo rezolutë është e parealizueshme. Për 18 vite s’janë kryer këto punë, andaj s’munden me u kry për një muaj. Nëse s’ka vullnet me u dakordu diçka, s’kemi nevojë për hipokrizi”, ka thënë Krasniqi.
E menjëherë reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
“Ti mundesh me fol veç për parti tane, se LDK kur të vjen në pushtet i kryen për një muaj”, tha Veseli, teksa tallej me LDK’në.
Edhe në një konferencë të mbajtur ditë më parë, Veseli e kishte goditur LDK’në për të cilët kishte thënë se nepotizmi e dukuritë tjera nuk duhen luftuar vetëm kur je në opozitë./Periskopi












