Veseli e provokon Haradinajn nga Rahoveci: Veç PDK e zhvillon Kosovën

Veseli e provokon Haradinajn nga Rahoveci: Veç PDK e zhvillon Kosovën

Kadri Veseli ka thënë se Partia Demokratike është adresa e vetme e sigurt politike që mund të realizojë projektet e zhvillimeve të mëdha në Dekadën e Re. Këto komente Veseli i bëri nga Rahoveci, duke e provokuar kështu Ramush Haradinajn, partia e së cilës udhëheqë me këtë komunë. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri […]

Kadri Veseli ka thënë se Partia Demokratike është adresa e vetme e sigurt politike që mund të realizojë projektet e zhvillimeve të mëdha në Dekadën e Re. Këto komente Veseli i bëri nga Rahoveci, duke e provokuar kështu Ramush Haradinajn, partia e së cilës udhëheqë me këtë komunë.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i degës së PDK-së në Rahovec, Idriz Vehapi si dhe zyrtarë tjerë partiakë kanë ndjekur nga afë zgjedhjet e Rinisë Demokratike në Rahovec ku morën pjesë qindra të rinj të kësaj komune.

“Dekada e Re do të jetë dekada më e rëndësishme për shtetin tonë, për të ardhmen e qytetarëve tanë. Tani po futemi në dekadën e dytë të shtetësisë e cila do të sjell transformim dhe modernizim të Republikës së Kosovës. Dekada e Re do të sjell edhe reformimin e partisë tonë me figura e të rinj të talentuar, inovatorë e me plot energji për të punuar për vendin”, tha Veseli.

“Në fund të këtij viti ne presim liberalizimin e vizave. Por ajo çfarë duhet të bëjmë tani është që të punojmë fuqishëm bashkërisht që ta ndërtojmë dhe zhvillojmë më shumë Kosovën, në mënyrë që kjo rini e mrekullueshme ta ndërtoj të ardhmen në këtë vend për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza. Rinia jonë do të realizoj ëndrrat dhe idetë e tyre në Kosovë. Rinia duhet të angazhohet sa më shumë dhe të merr përgjegjësi në Dekadën e Re. Partia Demokratike është adresa e vetme e sigurt politike që mund të realizojë projektet e zhvillimeve të mëdha në Dekadën e Re. Sot shumica e ministrave dhe udhëheqësve të shumë sektorëve janë të rinj nga PDK”, tha Veseli.

Ai u shpreh i bindur se me këtë angazhim dhe fuqizim të Rinisë Demokratike, PDK po realizon një reformë të thellë me struktura e ide të reja, ndërsa theksoi se deri tanë në proces zgjedhor kanë marrë pjesë mbi 20 mijë të rinj nën moshën 25 vjeç.

Në këtë aktivitet zgjedhor të Rinisë Demokratike ishte i oranishëm edhe deputeti Andin Boti i cili u bë deputet nga struktura e Rinisë Demokratike.

“Para shtatë viteve kur jam anëtarësuar në PDK ka qenë pikërisht ky vend dhe unë atëherë u futa në strukturat e rinisë demokratike. Falë punës, angazhimit dhe hapësirës që na ka dhënë lideri ynë Kadri Veseli, sot unë jam deputet i Kuvendit. Ky është një mesazh për të gjithë të rinjtë që po na bashkohen në numër kaq të madh se Partia Demokratike i jep gjithmonë hapësirën e duhur të rinjve”, tha deputeti Hoti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?