Vazhdon injorimi i vendimeve të Gjykatës nga Këshilli Gjyqësor

Vazhdon injorimi i vendimeve të Gjykatës nga Këshilli Gjyqësor

Injorimi i vendimeve të Gjykatës nga institucionet në Republikën e Kosovës nuk ka qenë diçka e rrallë, megjithatë, një situatë ku Këshilli Gjyqësor i Kosovës, trupi përgjegjës për funksionimin e gjyqësorit të heshtë dhe të komentojë një kërkesë që rrjedh nga një vendim i gjykatës, nuk ka ndodhur më parë. Në mbledhjen e mbajtur më […]

Injorimi i vendimeve të Gjykatës nga institucionet në Republikën e Kosovës nuk ka qenë diçka e rrallë, megjithatë, një situatë ku Këshilli Gjyqësor i Kosovës, trupi përgjegjës për funksionimin e gjyqësorit të heshtë dhe të komentojë një kërkesë që rrjedh nga një vendim i gjykatës, nuk ka ndodhur më parë.
Në mbledhjen e mbajtur më 30 maj, disa nga anëtarët e KGJK-sw e kanë kundërshtuar dhënien e qasjes për BIRN në vendimet disiplinore, vendime këto për të cilat gjykata tashmë me vendim të formës së prerë ka vendosur se janë publike.

Edhe pse ishte në pikë të rendit të ditës, disa anëtarë të KGjK-së, i dhanë vetës liri të komentojnë dhe të kundërshtojnë vendimin e plotfuqishëm gjyqësor me të cilin Këshilli Prokurorial i Kosovës ishte i obliguar t’i jepte qasje BIRN-it në vendimet përfundimtare disiplinore duke krijuar kështu një rast të paprecedent në sistemin e drejtësisë në vend.

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese (BIRN), në vitin 2012 kishte kërkuar nga KPK, qasje në vendimet përfundimtare disiplinore ndërsa kjo kërkesë ishte refuzuar nga KPK. Pas kwsaj, BIRN i ishte drejtuar Gjykatës Themelore të Prishtinës të cilët kishin vendosur në favor të BIRN. Vendimi kishte marrë formën e prerë pasi për të kishte vendosur edhe Gjykata e Apelit.

Mbi bazën e këtij vendimi, BIRN në nëntor të vitit të kaluar kishte kërkuar zbatimin në mënyrë analoge të këtij vendimi edhe nga KGJK dhe në këtë mënyrë t’i jepej qasje BIRN-it në vendimet përfundimtare disiplinore.

BIRN nuk kishte pranuar përgjigje derisa edhe njëherë më 5 maj të këtij viti e kishte ridërguar kërkesën në KGjK, dhe si rrjedhojë kishte pranuar përgjigje që kërkesa e BIRN për qasje në vendimet përfundimtare disiplinore do të trajtohet më 30 maj në mbledhjen e Këshillit.

Fillimisht, i pari që kundërshtoi zbatimin e vendimit të gjykatës ishte anëtari i KGjK-së, Armend Berisha, i cili kontestimin e tij e nisi me një veprim që mund të shikohet në video dhe i cili nuk do koment.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit e hedh ankesën e KPK-së si të pas-afatshme dhe nuk lëshohet në çështje të meritave dhe unë i kam pa këto vendime. Prej përvojës që po e përmend gjyqtarja Manushe (Karaqi) të vizitës në Itali dhe e kemi konsultu edhe një kolege nga Franca, ata nuk po i jepshin emrat e gjyqtarëve. I publikojnë qysh i publikojmë na, në mënyrë të anonimizuar”, tha Berisha.

Berisha, vazhdoi edhe më tej duke shprehur kundërshtimin e tij këtë herë me anë të një mendimi personal.

“Mendimi im personal është ky: le të mendon kush çka të dojë por në atë minutë që e publikojmë emrin dhe emrin dhe mbiemrin ai gjyqtar nuk di qysh ka me gjyku. Është pak problem. Tash ne jemi këtu me marrë kapak edhe qëndrime e vendime që s’janë shumë popullore por që janë të drejta”, tha Berisha.

Përpos, Berishës, kërkesën e BIRN të bazuar në vendimin e Gjykatës e kundërshtuan edhe anëtaret Mkaifete Saliuka dhe Manushe Karaqi.

Duke parë këto kundërshtime, çështja nuk u hodh fare në votim por u vendos që “analizohet”, edhe më tej dhe anëtarëve të KGjK-së tu jepen vendimet e Themelores dhe Apelit në lidhje me këtë çështje.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/cudia-kosovare-kgjk-nuk-e-respekton-vendimin-e-gjykates-544362/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?