Vallja e vdekjes, leopardi i uritur i vërsulet derrit të egër

Një përpjekje e dëshpëruar e derrit të egër për t’i shpëtuar kthetrrave të leopardit të uritur është regjistruar në Maasari Mara të Kenyas. Edhe pse disa herë derri i egër i kishte shpëtuar përpjekjeve vrastare të leopardit, ngathtësia e tij i dorëzohet shpejtësisë së kafshës së egër mishngrënëse. Ky moment është kapur nga australiani Peter […]
Edhe pse disa herë derri i egër i kishte shpëtuar përpjekjeve vrastare të leopardit, ngathtësia e tij i dorëzohet shpejtësisë së kafshës së egër mishngrënëse.
Ky moment është kapur nga australiani Peter Thompson i cili është edhe menaxher i një kampi, raportoi “DailyMail”, transmeton Periskopi.
“Unë dhe gruaja ime Stacey ishim duke shkuar në një kamp tjetër derisa hasëm në këtë ndeshje kafshësh për jetë a vdekje”, rrëfen Thompson.
Leopardët janë aktivë kryesisht në muzg deri në agim dhe më prezent janë midis shkëmbinjve dhe mbi degët e pemëve.
Leopardët zakonisht gjenden në Afrikën nën-Sahariane dhe në disa pjesë të Azisë dhe janë të regjistruara si kafshë të pambrojtura./Periskopi/






























